• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home INTEGRIME

Qyçuk: Duhet të jepet sinjal i qartë se vendi i Shkupit është në BE

November 5, 2020
in INTEGRIME, BALLINA, LAJME, POLITIKË
Qyçuk: Duhet të jepet sinjal i qartë se vendi i Shkupit është në BE
Share on FacebookShare on Twitter

Duhet të japim një sinjal të fortë, pro-evropian që Bashkimi Evropian e sheh Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe të gjithë rajonin si pjesë integrale të saj, jo vetëm gjeografikisht, por edhe politikisht dhe ekonomikisht. Deri në mbledhjen e procesit të Berlinit më 10 nëntor, nuk ka kohë për vendime madhore. Do të ishte dëm nëse humbet kjo mundësi gjatë presidencës së fortë gjermane.

Këtë e deklaroi për BNR eurodeputeti bullgar dhe raportues për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian, Ilhan Qyçuk duke i komentuar zhvillimet midis Sofjes dhe Shkupit dhe kërcënimet bullgare për të bllokuar integrimin evropian të Maqedonisë.

“E kuptoj që nuk është e lehtë. Por duhet të jemi të arsyeshëm. Le të bëjmë gjithçka që është e mundur… edhe Qeveria edhe politikanët të tregojnë më shumë guxim”, tha Qyçuk.

Ai si një arritje të madhe të Marrëveshjes për Fqinjësi të mirë midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut e sheh formulimin “e përbashkët”, sepse e kaluara e përbashkët, historia e përbashkët dhe rrënjët e përbashkëta, sipas tij, do të hedhin “baza shumë të forta për një të ardhme të përbashkët”.

“Komisionet nga pala bullgare dhe maqedonase kanë arritur shumë. Historia nuk është një temë e lehtë për të folur. Askush nuk thotë të heqim dorë nga kjo bisedë, por duhet dhënë kohë. Nëse Marrëveshja e Prespës zgjidh një problem me Republikën greke dhe e eleminon atë njëherë e përgjithmonë, duke dashur të tregojë se e kaluara e të dy palëve nuk ka asgjë të përbashkët, atëherë marrëveshja bullgare me Republikën e Maqedonisë së Veriut fillon një proces – për të thënë se gjithçka ishte e përbashkët”, tha Qyçuk

Qëllimi përfundimtar është të jemi së bashku në Bashkimin Evropian dhe ky është interesi strategjik i Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian, thotë eurodeputeti bullgar, por vëren se intensiteti në këtë proces është humbur.

“Ndjenjat e qytetarëve ekzistojnë në të dyja anët e kufirit dhe ne nuk duhet të luajmë me ta dhe ato diktohen nga pozicionet e paqarta se çfarë duam dhe ku duam të jetë rajoni,” shtoi Qyçuk.

Eurodeputeti bullgar dhe raportuesi për  Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian beson se Brukseli e ka të vështirë të kuptojë keqkuptimet midis Sofjes dhe Shkupit dhe kërkon sjellje moderne, aktivitete konkrete brenda formateve ndërkombëtare. 

Next Post
Osmani: Fqinjët të jenë motori, jo frenuesit e procesit tonë eurointegrues

Osmani: Fqinjët të jenë motori, jo frenuesit e procesit tonë eurointegrues

Presidenti i Kosovës, Thaçi dha dorëheqje pasi iu konfirmua akuza nga Prokuroria speciale

Presidenti i Kosovës, Thaçi dha dorëheqje pasi iu konfirmua akuza nga Prokuroria speciale

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom