• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home INTEGRIME

Osmani: Fqinjët të jenë motori, jo frenuesit e procesit tonë eurointegrues

November 5, 2020
in INTEGRIME, BALLINA, LAJME
Osmani: Fqinjët të jenë motori, jo frenuesit e procesit tonë eurointegrues
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani mori pjesë në video – konferencën kushtuar Ballkanit Perëndimor pas vitit 2020- veprime dhe vendime në kohë të pandemisë. Osmani ka pasur fjalë hyrëse në panelin kushtuar procesit të aderimit në BE dhe transformimit politik, ekonomik dhe social në rajon.

Në prezantimin e tij Osmani, foli për përpjekjet e vendit tonë në procesin eurointegrues, si dhe pritjet tona për miratimin në kohë të Kornizës negociuese, njëherit të udhëhequr nga parimet e metodologjisë së re në procesin negociues.

“Ftoj miqtë tanë evropian që ta njohin momentumin dhe të mos lëshojnë shansin që të finalizohet fundi i vitit mrekullueshëm, ashtu sikur filloi. Dëshiroj fqinjët tanë të jenë motor dhe jo frenues të procesit tonë eurointegrues dhe së bashku t’i gëzojmë përfitimet nga transformimi politik, ekonomik dhe social i rajonit”, theksoi ministri Osmani.

“Vendet e Ballkanit, i takojnë familjes evropiane – gjeografikisht, historikisht, në aspekt kulturordhe të vlerave, dhe ardhmërinë e tyre e shohin si pjesë e Bashkimit Evropian. Perspektiva për anëtarësim në BE është faktor mobilizues për zbatim të suksesshëm të reformave dhe ballafaqim me sfidat me të cilat përballet”, shtoi tutje Osmani.

Ngjarja ka qenë e organizuar nga Forumi Liberal Evropian, i mbështetur nga Fondacioni për integrim liberal i bashkë- financuar nga Parlamenti Evropian. Konferencën e hapi dhe e moderoi deputeti i Parlamentit Evropian, Ilhan Quçuk, ndërkaq prezantim kishte edhe Komesari Evropian për fqinjësi dhe zgjerim, Oliver Varheji.

Next Post
Presidenti i Kosovës, Thaçi dha dorëheqje pasi iu konfirmua akuza nga Prokuroria speciale

Presidenti i Kosovës, Thaçi dha dorëheqje pasi iu konfirmua akuza nga Prokuroria speciale

KSHZ ka plan të mirë, por sa do të arrijë ta realizojë?

Padi penale kundër katër anëtarëve të KSHZ-së, një menaxheri dhe pronari të personit juridik

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom