• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home INTEGRIME

Berlini dhe Brukseli presin fillimin e negociatave deri në fund të vitit, pritet qëndrimi i Sofjes

October 22, 2020
in INTEGRIME, BALLINA, LAJME
Berlini dhe Brukseli presin fillimin e negociatave deri në fund të vitit, pritet qëndrimi i Sofjes
Share on FacebookShare on Twitter

Maqedonia e Veriut t’i fillojë negociatat për aderim në BE deri në fund të vitit presin Berilin zyrtar dhe Brukseli.

Ambasadorja gjermane Anke Hollshtajn dje deklaroi se në lidhje me procesin e zgjerimit qëllimi ynë i qartë, i kryesimit gjerman me BE-në, është të mbahet konferenca e parë ndërkombëtare me Maqedoninë e Veriut deri në fund të vitit dhe vlerësoi se do të jetë mossukses nëse nuk ndodh kjo.

“Në mars të gjitha vendet anëtare dhanë dritë të gjelbër për fillim  të negociatave dhe hapje të negociatave inkuadruese për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut. Punojmë me mund që të mbahet  konferenca  ndërqeveritare dhe ne jemi optimistë se do ta arrijmë këtë qëllim”, deklaroi Hollshtajn e cila së bashku me euroambasadorin Dejvid Gir dhe zëvendëskryeministrin Nikolla Dimitrov biseduan në onlajn ngjarjen promovuese për projektin “Promovim i vlerave të përbashkëta përmes Evropës”, në organizim të Transparensi Interneshënal Maqedoni.

Ajo potencoi se procesi berlinas, në masë të madhe e lehtëson këtë proces dhe shprehu bindje se do të ketë atmosferë konstruktive edhe në nëntor gjatë bashkëkryesimit të përbashkët me samitin në Sofje.

“Kjo është datë e rëndësishme për rrumbullaksimin e agjendës në dhjetor. Sipas rregullave dhe procedurave, 10-të nëntori është shansa e fundit për pranim të korrnizës negociuese dhe do të bëjmë gjithçka  që kjo të realizohet”, theksoi Hollshtajn.

Euroambasadori David Gir, nga ana e tij, potencon se vendimi për hapje të negociatave është sjellur në mars dhe tani diskutimet për korrnizën negociuese normalisht vazhdojnë në Bruksel.

“Shpresoj se negociatat do të arrihen deri në fund të vitit”, deklaroi Gir, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve deri kur mund të jetë gati korrniza negociuese.

Zëvendëskryeministri për Çështje ekonomike Nikolla Dimitrov, gjithashtu shprehu bindje se edhe Brukseli dhe Berlini e njohin shansin.

“Në mars patëm vendim të pakushtëzuar të fillojmë negociata dhe mendoj se do të jetë mirë  edhe për të gjtihë ne, edhe për BE-në dhe gjithë fqinjët tanë kjo të ndodh në dhjetor  që përfundimisht të marrim qasje të tërësishme deri te vegla për procesin inkuadrues”, deklaroi Dimitrov.

Historia është e rëndësishme të na bëjë krenar dhe mësues, potencoi ai,  por duhet  ta ndërrojmë atë garë me garën reformuese sipas çështjes siç janë – kush paraprin në pagë më të lartë në rajon, liria e mediave dhe gjyqësia ose mbrojtja e mjedisit jetësor.

Deklarata e Karakaçanov që autoritete e Maqedonisë së Veriut e vlerësuan si e pahijshme dhe e padenjë, me sigurinë se ky nuk është qëndrim i opinionit të atjeshëm dhe i qytetarëve.

Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska theksoi se ka kaluar koha kur ministrat e mbrojtjes në rajon  japin deklarata,  ashtu siç deklaroi ministri bullgar i Mbrojtjes Krasimir Karakaçanov, ndërsa disa i konsideron si serioze dhe se mënyra e tillë e komunikimit  nuk u ngjan vendeve-anëtare të NATO-s.

Ajo potencon se do të vazhdojë t’i dërgojë porositë e njëjta që janë dërguar viteve të fundit, ndërsa, nënvizoi se “qytetarët tanë nuk paguajnë dhe presin t’u sigurojmë siguri, nërsa ajo siguri varet nga marrëdhëniet e mira fqinjësore”.

Takimi i fundit për harmonizimin e kornizës negociuese duhet ta mbështesë Këshillin për punë të përgjithshme të BE-së më 10 nëntor në Bruksel, që përputhet me mbajtjen e samitit të Procesit të Berlinit në Sofje me të cilin do të bashkëkryesojnë Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria. Në fillim të nëntorit në Sofje është paralajmëruar takim i kryeministrin Zoran Zaev me kolegun e tij bullgar Bojko Borisov në të cilin pritet të tejkalohen mosmarrëveshjet.

Next Post
Varheji në vetizolim për shkak të Kovid-19

Varhei: Raportet me Ballkanin Perëndimor janë prioriteti ynë

RMV, liderët fetar u bëjnë thirrje besimtarëve t’i respektojnë masat kundër korona virusit

RMV, liderët fetar u bëjnë thirrje besimtarëve t’i respektojnë masat kundër korona virusit

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom