• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home COVID-19

RMV, liderët fetar u bëjnë thirrje besimtarëve t’i respektojnë masat kundër korona virusit

October 22, 2020
in COVID-19, BALLINA, LAJME
RMV, liderët fetar u bëjnë thirrje besimtarëve t’i respektojnë masat kundër korona virusit
Share on FacebookShare on Twitter

Liderët fetar të kishave dhe bashkësive fetare dhe grupeve religjioze, të përmendura në Kushtetutë, u bëjnë thirrje qytetarëve që situatën me pandeminë e korona virusit ta marrin me seriozitet dhe të respektojnë masat e vendosura nga institucionet relevante, njofton Portalb.mk.

“Ne – Kishat dhe Bashkësitë fetare njëzëshëm ju bëjmë thirrje të gjithë besimtarëve tanë dhe të gjithë qytetarëve të vendit tonë, që situatën aktuale me koronavirusin Kovid 19 ta trajtojnë me shkallën më të lartë të seriozitetit dhe me respektimin e plotë dhe të vazhdueshëm të të gjitha masave të përcaktuara që të mbrojnë shëndetin e tyre, shëndetin e të dashurve të tyre, të punonjësve shëndetësor dhe të shoqërisë në tërësi. Respektimi i vazhdueshëm i masave nuk duhet të interpretohet si besim i dobët, por si dashuri dhe kujdes për të tjerët”, thuhet në njoftimin e Komisionit për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare.

Nga ky komision shprehen se tani është koha që të gjithë të tregojmë kujdes dhe të japim një kontribut personal në ballafaqimin me situatën e krijuar. Masat duhet t’i respektojmë në çdo kohë, brenda dhe jashtë, në vendet e punës, në tempujt fetarë, në shtëpi dhe në vende publike.

“Në këto kohë, le të jemi të fortë dhe të vetëdijshëm se tundimet vijnë për shkak të rishqyrtimit personal dhe forcimit të besimit”, thuhet në kumtesë.

Kjo thirrje bëhen nga liderët fetar kryepeshkopi Stefani Ohrit dhe Maqedonisë, Reisul Ulema i Bashkësisë Fetare Islame Shaqir Fetahu, ipeshkvi i Shkupit dhe ipeshkvi i Strumicës-Shkupit Imzot Kiro Stojanov dhe kryetari i Komunitetit Fetar Hebre Romano Nikoliç.

Next Post
U dorëzuan çmimet e BE-së për gazetari hulumtuese për vitin 2019

U dorëzuan çmimet e BE-së për gazetari hulumtuese për vitin 2019

Borelli inkurajon Zaevin të vazhdojnë me përmbushjen e reformave të BE-së

Borelli inkurajon Zaevin të vazhdojnë me përmbushjen e reformave të BE-së

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom