• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home LAJME

Shekerinska: Investojmë në marrëdhëniet e mira fqinjësore, presim këtë ta bëjë edhe Bullgaria

October 13, 2020
in LAJME, BALLINA, INTEGRIME
Shekerinska: Investojmë në marrëdhëniet e mira fqinjësore, presim këtë ta bëjë edhe Bullgaria
Share on FacebookShare on Twitter

Marrëveshja që e nënshkruam me Bullgarinë, nuk ishte vetëm marrëveshje për zgjidhjen e problemeve, por edhe për ndërtim të besimit dhe të marrëdhënieve të mira fqinjësore. Ne investojmë në ato marrëdhënie të mira fqinjësore dhe presim që këtë ta bëjë edhe Bullgaria. Definitivisht vendimet që merren deri nga fundi i viti ndikojnë pozitivisht ose negativisht në ato marrëdhënie dhe atë jo në vetëm marrëdhëniet tona bilaterale, por do të ndikojnë edhe ndaj rajonit. Presim pikërisht shtetet që i kanë hapur dyert, tani ta tregojnë vullnetin e njëjtë, interesin dhe dëshirën që ta ndihmojnë rajonin të ecë përpara.

Kjo është porosia që sot e dërgoi ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse janë realizuar  kontakte me Bullgarinë dhe nëse është optimiste për mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare.

“Me kolegun Karakaçanov ka tema rreth të cilave nuk pajtohemi dhe me siguri nuk do të pajtohemi, por ka një temë rreth së cilës të dy jemi paguar dhe zgjedhur që të punojmë rreth saj, e ajo është që rajoni, ku jetojmë të jetë stabil dhe i sigurtë. Edhe invvestimi i ynë ndaj këtij stabiliteti dhe sigurie duhet të jetë fqinjësia e mirë, duhet të jetë zgjidhja e problemeve dhe zakonisht rezultatet nga kjo punë janë më të mira nëse bisedojmë me argumente që të gjendet zgjidhje, jo me emocione dhe me tentim që të imponohet zgjidhje. Ne do të vazhdojmë kështu të funksionojmë si Qeveri, do të vazhdojmë ashtu të paraqitemi si shtet dhe në këtë mënyrë t’i zgjidhim çështjet”, deklaroi Shekerinska.

Ajo vlerëson se do të gabohet nëse flitet për optimizëm, përkundër pesimizmit, çka do të ndodh në rajon, çka do të ndodh me EJL varet nga njerëzit dhe politikanët.

Ajo përsëriti se Bullgaria ishte shteti që e ka kthyer në rend dite temën Ballkani Perëndimor dhe zgjerimin e BE-së dhe kjo ishte me sukses. Ndërkohë, nënvizoi, ne dhe Shqipëria arritëm t’i plotësojmë kushtet dhe të marrim dritë të gjelbër nga të gjitha vendet-anëtare që t’i fillojmë negociatat.

Presim, tha Shekerinska, që tipin e njëjtë të përkushtimit ndaj interesave të përkushtimit dhe ndaj rajonit, t’i shohim tani edhe nga Bullgaria.

Në politikë, thotë ajo, të gjithë kanë të drejtë në politika të veta dhe ato politika mund të jenë në kundërshtim njëra me tjetrën.

“Nëse kemi vendosur të ndërtojmë fqinjësisë të mirë, duhet të tentojmë t’i zgjidhim problemet, e jo t’i rrisim, Mendoj se në domenin e vendimeve tona, çështja e befasisë nuk duhet të jetë faktor. Ne duhet thjeshtë, atë që e kemi në tryezë, t’i zgjidhim çështjet. E njëjta ka të bëjë me ne, e njëjta ka të bëjë edhe me Republikën e Bullgarisë”, tha Shekerinska.

Next Post
KE-ja po hulumton nëse ka pasur keqpërdorime me fondet Erasmus plus

KE-ja po hulumton nëse ka pasur keqpërdorime me fondet Erasmus plus

Dimova: Për “Erasmus” mund të aplikojë çdokush, dorëheqje nuk jap

Dimova: Për “Erasmus” mund të aplikojë çdokush, dorëheqje nuk jap

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom