• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home LAJME

KE-ja po hulumton nëse ka pasur keqpërdorime me fondet Erasmus plus

October 13, 2020
in LAJME, BALLINA, DREJTËSI, INTEGRIME
KE-ja po hulumton nëse ka pasur keqpërdorime me fondet Erasmus plus
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni evropian (KE) hapi hetim për rastin me gjoja keqpërdorime të fondeve të BE-së – Erasmus plus nga ana e Agjencisë nacionale për programe arsimore evropiane në Maqedoni të Veriut.

Në deklaratë për MIA-n, zëdhënësja e KE-së për arsim, Suzan Konze theksoi se Komisioni është njoftuar me rastin.

“Të gjitha thëniet për keqpërdorime po shqyrtohen dhe atje ku bëhet fjalë për fonde të BE-së, çdo shpenzim jo i drejtë do të identifikohet dhe do të kthehet prapa”, deklaroi Konze.

Komisioni evropian për momentin nuk mund të japë më shumë hollësi për hetimin derisa është në rrjedhë, por ajo që duhet është se në rast se konfirmohet ndonjë keqpërdorim kriminel i fondeve, rasti do t’i dërgohet OLAF-it, trupit evropian për luftë kundër mashtrimeve.

Nga Komisioni sqarojnë se nëse konfirmohet “vetëm parregullsi në shpenzim, si për shembull gabim procedural”, atëherë shteti duhet t’i kthejë financat në BE. Gjatë aplikimit për fondet Erasmus plus, shteti është garantues për këto para në rast të parregullsive apo mashtrimit dhe është i obliguar ta kthejë tërë shumën.

Brukseli gjithashtu kryen revizione të rregullta, si dhe monitorim vjetor për shpenzimin e fondeve nga Brukseli.

Next Post
Dimova: Për “Erasmus” mund të aplikojë çdokush, dorëheqje nuk jap

Dimova: Për “Erasmus” mund të aplikojë çdokush, dorëheqje nuk jap

“Evropa është shtëpia jonë” udhëton në Tetovë, Gostivar, Strugë dhe Ohër

"Evropa është shtëpia jonë" udhëton në Tetovë, Gostivar, Strugë dhe Ohër

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom