Kategoritë

AKSION “Evropa është shtëpia jonë” udhëton në Tetovë, Gostivar, Strugë dhe Ohër

CIVILi u bën thirrje të gjithë qytetareve dhe qytetarëve ti vizitojnë info stendat në Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Strugë dhe Ohër, kushtuar promovimit të vlerave evropiane dhe integrimeve.

Qytetaret dhe qytetarët bashkë me ekipin e CIVILit, në komunikim të drejtpërdrejtë do të kenë mundësi ti ndajnë mendimet dhe qëndrimet e tyre në aspektin e proceseve demokratike në vend dhe të jenë pjesë e krijimit të mendimit public në nivel local dhe nacional, nesër, 14 tetor, duke filluar nga Tetova.

Përveç  materialit informative për aktivitetet e priojektit “Evropa është shtëpia jonë”, qytetaret dhe qytetarët do të kenë  mundësi të informohen edhe për komponentet tjera të këtij projekti gjithëpërfshirës dhe kompleks, i cili njëkohësisht,  përmes promovimit të vlerave evropiane dhe mbështetjes së eurointegrimeve, ndihmon edhe në luftimin e korrupsionit, përmes forcimit të vetëdijes publike dhe bashkëpunimit me institucionet relevante në vend.

Projekti financohet nga Ministria për punë të jashtme e Rebublikës Federale të Gjermanisë.

 

Leave a Comment

You must be logged in to post a comment.