• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

40 raste të reja me korona virus, përqindja e infektimeve mbetet e lartë

May 21, 2020
in BALLINA, LAJME
40 raste të reja me korona virus, përqindja e infektimeve mbetet e lartë
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Shëndetësisë kumtoi se në 24 orët e kaluara janë regjistruar 40 raste të reja me KOVID-19, ka vdekur një pacient nga Prilepi i cili është mjekuar në Klinikën e Sëmundjeve Infektive dhe Gjendje Febrile në Shkup nga 12 maji, ndërsa janë shëruar 11 pacientë: në Shkup dy, në Shtip një, në Prilep katër, në Veles dy dhe në Koçani dy.

Në 24 orët e kaluara janë bërë edhe 549 testime.

Nga 40 rastet e reja të regjistruara me KOVID-19, 26 janë në Shkup, një në Kumanovë, Prilep, Veles dhe Manastir, si dhe dhjetë në Tetovë.

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara me Kovid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 1.898, numri i pacientëve të shëruar është 1,378, numri i vdekjeve është 111, ndërsa aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 409. Shpërndarja më e fundit sipas qyteteve është:

• Shkup – 673, aktivë 169
• Kumanovë – 419, aktivë 23
• Dibër – 51, aktivë 0
• Shtip -38, aktivë 3
• Prilep -204, aktivë 55
• Tetovë – 161, aktivë 73
• Strugë – 71, aktivë 5
• Veles – 127, aktivë 52
• Manastir –28, aktivë 9
• Ohër -21, aktivë 6
• Kavadar – 5, aktivë 0
• Gostivar -21, aktivë 4
• Gjevgjeli – 4, aktivë 0
• Strumicë – 3, aktivë 1
• Kriva Palankë – 6, aktivë 1
• Radovish – 4, aktivë 0
• Krushevë – 3, aktivë 0
• Koçani – 31, aktivë 1
• Probishtip – 2, aktivë 0
• Kërçovë – 2, aktivë 0
• Negotinë -9, aktivë 2 (7 persona të infektuar nga NJR Negotinë janë banorë të Demir Kapisë)
• Demir Hisar – 1, aktivë 0
• Makedonski Brod – 2, aktivë 0
• Pehçevë – 3, aktivë 1
• Dellçevë -1, aktivë 0
• Vallandovë -1, aktivë 0
• Vinicë – 3, aktivë 1
• Kratovë -2, aktivë 1
• Berovë -1, aktivë 1
• Sveti Nikollë -1, aktivë 1

Janë kryer 549 teste përmes: ISHP-302, Veterinare F-Tet-25, Avicena-24, BioteK-36, Filipi Dytë (Zhan Mitrev) -42, Sistina me metodë PCR -26 dhe ASHAM – 94. Deri më tani, në vend janë kryer gjithsej 23,316 teste të Kovid-19.

Nga numri i përgjithshëm i testeve të kryera në 24 orët e kaluara, 209 teste janë në kuadër të skriningut. Sot u konfirmua 1 rast pozitiv – punonjës në një kopsht në Shkup.

Në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile në 24 orët e kaluara janë pranuar 7 pacientë të rinj, të hospitalizuar janë gjithsej 49 pacientë. Në aparat me oksigjen janë 19, në ventilim mekanik janë dy pacientë.

Në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar 12 pacientë të rinj, ndërsa gjithsej 25 pacientë janë hospitalizuar, në respiratorë janë 3 pacientë, ndërsa me pasqyrë më të rëndë klinike janë edhe dy pacientë.

Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar shtatë, ndërsa në mjekim shtëpiak po ndiqen edhe tre pacientë. Në spitalin në Shtip janë hospitalizuar pesë pacientë, ndërsa nuk ka pacientë në mjekim shtëpiak. Në sektoret infektive në Tetovë, Veles, Kumanovë, Ohër dhe Prilep janë hospitalizuar 45 pacientë, pozitivë dhe të dyshimtë në Kovid-19.

Next Post
Banorët e Tetovës kanë paguar më shumë se 300 000 euro për parkim – si ka punuar NP Parkimi – Tetovë?

Ndalesa për lëvizje gjatë fundjavës fillon nga e diela në orën 11:00 dhe do të zgjasë deri të martën në orën 05:00

Spasovski: Nëse s’ka marrëveshje, zgjedhjet mbahen sipas vendimit të Qeverisë

Spasovski: Nëse s'ka marrëveshje, zgjedhjet mbahen sipas vendimit të Qeverisë

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom