Kategoritë

KUFIJ Gjermania planifikon hapjen e kufijve në qershor

Gjermania ka ndër mend t’i hapë kufijtë me fqinjët në qershor, doli nga biseda telefonike mes kancelares gjermane Angela Merkel dhe kolegut të saj austriak, Sebastian Kurc.

Kabineti i kancelarit Kurc konfirmoi për APA se persona zyrtarë biseduan, por nuk kumtoi hollësi.

Gjermania po përgatitet për relaksim të masave nëpër kufij, ndërsa kancelarja Merkel u prezantoi “plan dyshkallësh” kolegëve të vet partiakë në Bundestag.

Prej sot hapet kufiri gjermano-austriak për banorët e rajonit kufitar, si dhe për ata të cilët punojnë përtej kufirit, pasi që ishte arritur marrëveshje për hapje të disa vendkalimeve më të vogla.

Merkel tha se nuk dëshiron kontrollet kufitare dhe regjimi restriktiv të vazhdojë në kohë të pacaktuar. Sipas saj, qeveria do të shqyrtojë hapa të mëtutjeshëm drejt hapjes së kufijve.

Sipas “Billd”, hapja e kufijve do të zhvillohet gradualisht.

Prej 15 qershorit, kufijtë mund të hapen plotësisht.