Kategoritë

EKONOMI Bytyqi: I dëgjuam të gjithë faktorët dhe erdhëm deri në zgjidhjen më të mirë

Sot është shumë më e lehtë të flasim sepse kemi tregues, kemi indikatorë se si është zhvilluar situata nga marsi e këndej dhe si po ecën ekonomia dhe tani mund të bëjmë projeksione, të cilat përsëri nuk do të jenë njëqind për qind të sakta sepse nuk e dimë se çfarë na pret, por siguria që do të gabojmë është shumë më e vogël, thotë këshilltari i kryeministrit, Fatmir Bytyqi, për masat e ndërmarra deri më tani dhe për masat e ardhshme, efikasitetin  e tyre dhe ndikimin në ekonomi.

Bytyqi në  emisionin e sontëm në Top tema në TV, Tellma, tha se në muajin mars, kur u morën masat e para dhe në fillim të prillit, kishte të panjohura, nuk dihej saktësisht se kundër kujt po luftonim, çfarë do të ishte goditje dhe për këtë është projektuar aq sa me të vërtetë mundeshe që të mos rrezikohej  stabiliteti i Buxhetit dhe i shtetit.

“Për herë të parë ky vend është në gjendje të jashtëzakonshme në të cilën duhet një ligj i përkthyer nga 150 faqe ta përshkruani  nga dy faqe… duke menduar se është shpjeguar mjaftueshëm, mënyrën e përcaktimit të tij, të gjithë e interpretojmë ndryshe … dhe ne thamë se do ta dëgjojmë çka është ajo ndryshe. Verdikti i dekreteve të fundit është pikërisht sepse ne i dëgjojmë të gjithë faktorët dhe kemi ardhur në zgjidhjen më të mirë që mund të merrnim. Një nga problemet kryesore është kur duam ta krahasohemi me vendet, në thelb i dëgjojmë cilat janë masat, por nuk e dimë se si ato zbatohen në mënyrë administrative, harrojmë zgjidhjet ligjore që ekzistojnë atje”, tha Bytyqi.