Kategoritë

DOKUMENTE Shtyhet afati për pasaportat dhe patentat e shoferit

Qeveria, me propozim të MPB-së, në seancën e sotme miratoi dekrete me fuqi ligjore për zgjatjen e pasaportave dhe patentave të shoferit të shtetasve të Republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.

Afati i këtyre dokumenteve personale vazhdon deri më 31 korrik të vitit 2020, komunikoi pres-shërbimi i qeverisë.