Kategoritë

Integrime Sot ratifikohet Protokolli për anëtarësim dhe ngritet flamuri i NATO në Shkup

Seancë solemne për ratifikimin e Protokollit për inkuadrim të Maqedonisë së Veriut në NATO do të mbahet sot në Kuvend në prani të presidentëve dhe përfaqësuesve të parlamenteve të vendeve fqinje, kreu shtetëror dhe politik i Maqedonisë, kori diplomatik.

Me ratifikimin vendin edhe një hap e ndan nga anëtarësimi me të drejtë të plotë në Aleancë, si vendi i 30-të. Do të mbetet i papërfunduar edhe ratifikimi në parlamentin e Spanjës, ndërsa ratifikimi te ne do të ketë veprim të anuluar dhe do të aktivizohet prejse procesi të përfundojë në Madrid.

Propozim-ligji për ratifikim është në procedurë kuvendore, prejse Qeveria vendosi për ratifikim të parakohshëm te ne, me qëllim që të mos humbet vazhdimësia në procesin e zyrtarizimit të anëtarësimit tonë duke marrë parasysh atë që vendi shkon në zgjedhje të parakohshme më 12 prill.

Në seancën e sotme solemne të Ratifikimit të marrëveshjes veriatlantike fjalime të tyre do të mbajnë presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi, kryeministri teknik Oliver Spasovski, si dhe koordinuesit e grupeve të deputetëve të LSDM-së Jovan Mitreski, të BDI-së Ejup Alimi, të VMRO-DPMNE-së Nikolla Miceski, të grupit të pavarur të deputetëve të VMRO-DPMNE-së Nola Ismajlovska Starova, deputetët e Aleancës për shqiptarët Surja Rashidi, Alternativës Afrim Gashi, Besës Fadil Zendeli, PDSH-së Meral Ferati. Pas votimit para deputetëve dhe të pranishmëve do të mbajë fjalim edhe kryetari i SP-NATO Atila Mesterhazi.

Para fillimit të seancës solemne, kryetari i Kuvendit Xhaferi do të mbajë takime të shkurtëra përshëndetëse me përfaqësuesit e parlamenteve të vendeve fqinje. Në Kuvend në këtë akt sot do të jenë të pranishëm Mirosllav Tugjman, i dërguar dhe shef i delegacionit kroat në SP NATO, Vasilika Husi, nënkryetar i Parlamentit shqiptar, Cveta Karajançeva, kryetar i Kuvendit bullgar, Genci Nimanbegu, kryetar i Parlamentit të Malit të Zi.

Në seancë të ftuar për të marrë pjesë janë edhe ish presidentët, kryeministrat, liderët e LSDM-së Zoran Zaev dhe të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, si dhe përfaqësues nga jeta publike dhe shoqërore dhe kori diplomatik, midis të cilëve edhe ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s.

Pas ratifikimit në orën 16:00 është planifikuar ceremonia e ngritjes së flamurit të NATO-s para Kuvendit.

Prejse Maqedonia e Veriut dhe Greqia e zgjidhën kontestin e emrit, Marrëveshja e Prespës ishte ratifikuar nga Parlamenti i Maqedonisë, mbështetje morën edhe ndryshimet kushtetuese, ndërsa pastaj marrëveshja ishte ratifikuar edhe nga Greqia, vendi siç i ishte premtuar ftesën për në NATO e mori në samitin më 11 dhe 12 korrik të vitit 2018 në Bruksel, ndërsa vitin e ardhshëm më 6 shkurt ambasadorët e vendeve-anëtare të NATO-s gjithashtu në Bruksel e vendosën nënshkrimin e tyre në Protokollin e inkuadrimit në Aleancë.

Për dhjetë muaj Protokollin për inkuadrim në NATO e ratifikuan 28 prej gjithsej 29 anëtareve, pritet në Spanjë, ku Pedro Sançez muajin e kaluar arriti të formojë Qeveri të socialistëve të tij dhe partisë majtiste Podemos.

Qeveria e Spanjës kah fundi i muajit të kaluar e miratoi dhe e dorëzoi për miratim në Parlament protokollin për inkuadrim dhe kërkoi nga shtëpia ligjdhënëse dokumenti të ratifikohet nën procedurë urgjente.

“E domosdoshme është ratifikimi të bëhet nën procedurë urgjente me qëllim që të mos anulohen përpjekjet e Spanjës si aleat në NATO për pranim të Maqedonisë së Veriut në Aleancë, ishte cituar në arsyetimin e Qeverisë spanjolle.

Procedura atje zakonisht zgjat gjashtë muaj – dokumenti duhet të kalojë në komisionin për punë të jashtme të Dhomës së poshtme, pastaj të votohet nga deputetët në Kongres, pas shkuarjes në komisionin për punë të jashtme në Senat, pastaj duhet të miratohet edhe në Dhomën e epërme. Me kërkesë të Sançezit për miratim nën procedurë urgjente afati mund të zvogëlohet në gjysmë.

Parlamenti në vitin 1993 miratoi rezolutë për anëtarësim, në vitin 1995 Maqedonia u përfshi drejt programit Partneritet për paqe, Zyra e NATO-s ishte hapur në vitin 1997, kandidat u bëmë në vitin 1999.

Vendi më afër anëtarësimit ishte në vitin 2008 në samitin e NATO-s në Bukuresht. Aleanca atëherë konstaton se vendi teknikisht është i gatshëm të inkuadrohet, por inkuadrimi ishte penguar për shkak të vetos greke për kontestin e pazgjidhur të emrit, ndërsa prejse pothuajse pas tre dekadave kontesti ishte tejkaluar dera e Aleancës u hap dhe vendi shumë shpejtë edhe zyrtarisht do të bëhet anëtarja e 30-të e lidhjes më të madhe ushtarake-politike në botë.