Kategoritë

Ministri Naqe Çulev e kërkon Sinisha Aleksovskin në kabinetin e tij në MPB

Nga MPB nuk janë përgjigjur në pyetjet e “360 shkallë”. Konfirmim për kërkesën e Çulev dhe për pesë transferet e realizuara tanimë, ka ardhur nga Agjencia për zbulim.

Ministri për Punë të Brendshme në Qeverinë teknike, Naqe Çulev, ka filluar procedurë për marjen e Sinisha Aleksovskit, ish këshilltarit kontraverz të Gjorgji Ivanovit, nga Agjencia për Zbulim në MPB, transmeton drejt.mk. Tranaferi për momentin nuk është realizuar sepse është bllokuar në procedurat ligjore të parapara për Qeverinë kalimtare, njofton 360 shkallë.

Kërkesa për Aleksovskin është pjesë e fluksit të dytë të marjes së kuadrove nga Agjencia për zbulim që ka inicuar ministri Çulev, pasi tanimë ka përfunduar tranaferin e pesë të punësuarve nga Agjencia për Zbulim në MPB. Në grupin e dytë, Çulev i cili ishte drejtor i Agjencisë për Zbulim i emëruar nga Gjorgji Ivanov, përveç Aleksovskit, kërkon të mer edhe tre të punësuar të tjerë nga kjo Agjenci.

Në pyetjet e dërguara nga “360 shkallë” që nga dita e enjtë, MPB nuk ka kthyer përgjigje.
Pyetjeve të ngjashmë si ato nëse është e vërtetë kërkesa për transferimin e Aleksovskit dhe paraprakisht pesë kuadrove të tjera në MPB u është përgjigjur Agjencia për Zbulim.

“Konfirmojmë se pas emërimit të Naqe Çulev për ministër teknik të punëve të brendshme, nga AZ në MPB janë marë pesë të pubësuar të cilët tanimë janë pjesë e kabinetit të ministrit si bashkëpunëtorë të tij më të ngushtë. Mnistrit, vendi i punës në Agjencinë për Zbulim i ka ngrirë. Në mënyrë plotësuese, nga MPB në AZ janë kërkuar edhe katër të punësuar, por për shkak të dokumentacionit të pakomplutuar të dërguar nga MPB e njëjta është kthyer për ripërpunim. Presim të dërgohet në AZ me çka edhe këta të punësuar do të kalonin në MPB”, janë përgjigjur nga Agjencia për Zbulim për portalin 360 shkallë.