• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Qeveria urgjentisht ta shpall Malin Sharr për Park Nacional, mos pengohet nga hidro-mafia

January 31, 2020
in BALLINA, LAJME, POLITIKË
Qeveria urgjentisht ta shpall Malin Sharr për Park Nacional, mos pengohet nga hidro-mafia
Share on FacebookShare on Twitter

“Eco Guerilla në vazhdimësi ka qenë e interesuar për të kuptuar ecurinë e valorizimit të vlerave të Malit Sharr, dokument ky që përbën bazë për futjen e këtij territori në kuadër të sistemit të zonave të mbrojturave, respektivisht shpalljen e tij si Park Nacional. Valorizimi tashmë ka përfunduar dhe ekspertët kanë dhënë vlerësim. Ekipi i ekspertëve ka rekomanduar që Mali Sharr duhet të shpallet Park Nacional për të mbrojtur florën dhe faunën, pasuritë e ndryshme natyrore, përfshi mineralet e ndryshme, si dhe planet zhvillimore të çdo komune që është nën ndikim të territorit të Malit Sharr”, reagojnë nga organizata. 

Sot ne kërkojmë nga qeveria që vendimin e ekspertëve për të shpallur Malin Sharr park nacional ta dërgojë përpara deputetëve në kuvend, me qëllim formalizimin e këtij vendimi si dhe të respektojnë vlerësimet dhe konkludimet e ekspertëve rreth zonimit të brendshëm të parkut.

Kjo sepse, jemi të informuar se ekziston një formë presioni nga ana e grupeve të interesit që janë përfshirë në ndërtimin e të hidro-centraleve të vogla të subvencionuara nga paratë e taksapaguesve të cilët kërkojnë të pengojnë shpalljen e Malit Sharr Park Nacional deri sa ata të realizojnë projektet e tyre dhe të shkatërrojnë mjedisin dhe lumenjtë e Sharrit. Ky lloj presioni nga ana e hidro-mafias nuk duhet të merret parasysh nga të zgjedhurit e qytetarëve dhe nga qeveria. Ata duhet të ketë prioritet mbrojtjen e llojeve të ndryshme të botës bimore dhe shtazore në Malin Sharr, mbrojtjen e resurseve të ujit për banorët e zonave rreth Malit Sharr dhe mbrojtjen e pyjeve nga prerja masive.

Interesat e qytetarëve dhe banorëve të zonës së mbrojtur duhet të jenë prioritet ndaj interesave të mafies së hidrocentraleve që shkatërron resurset natyrore me subvencionet e shtetit, me paratë e qytetarëve.

Next Post

Ministri Naqe Çulev e kërkon Sinisha Aleksovskin në kabinetin e tij në MPB

“Evropa është shtëpia jonë” është projekt gjithëpërfshirës i CIVILit  për mbështetje  të  integrimeve dhe promovimin e  vlerave evropiane

"Evropa është shtëpia jonë" është projekt gjithëpërfshirës i CIVILit për mbështetje të integrimeve dhe promovimin e vlerave evropiane

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom