Kategoritë

OBJEKTIVI QYTETAR CIVIL: Seminari i parë rajonal nga seria e re mbahet në Shtip, mundësi e shkëlqyer për të interesuarit për bashkëpunim dhe angazhim

Në pritje të sfidave dhe projekteve të reja, CIVILi ka nevojë për zgjerimin e rrjetit të bashkëpunuesve me njerëz të ri, vullnetarë dhe honoraristë. Një nga mënyrat më të mira për njohje të ndërsjellë dhe fillim të bashkëpunimit janë seminaret në projektin e CIVILIT “ Objektivi qytetar: Promovimi i proceseve transparente dhe përgjegjëse politike”. Shumica që janë anëtarë të kahmotshëm të ekipeve të projekteve të CIVILit, bashkëpunimin e kanë filluar pikërisht me seminar të CIVILit.

CIVILi fillon me serinë e re të seminareve rajonale, ndërsa në rrjedha është aplikimi i të interesuarve për seminarin e parë që do të mbahet në Shtip. Seminari titullohet “ Objektivi qytetar: Qytetarët marrin pjesë, vëzhgojnë dhe informojnë”, dhe paraqet një vazhdimësi të seminareve të cilat i organizoi CIVILI gjatë katër viteve të kaluara, dhe në të cilat morën pjesë rreth një mijë qytetare dhe qytetarë nga të gjitha viset e Maqedonisë së Veriut.

Seria e re e seminareve rajonale janë në disa aspekte shumë të ndryshme nga tridhjetë të kaluarat. Këto janë edhe më dinamike dhe përpunojnë tema të pasura që janë të përshtatshme për gjendjet  dhe proceset shoqërore politike në vend. Sidoqoftë, bëhet fjalë për vazhdimësi, sepse CIVILi mbetet edhe më tej i kushtuar forcimit të pjesëmarrjes qytetare, aktivizmit dhe gazetarisë qytetare me të cilat promovohen procese transparente dhe përgjegjëse politike që do të mbahen anembanë vendit.

Seminaret janë pjesë e projektit Objektivi qytetar: Promovimi i proceseve përgjegjëse dhe transparente politike, i financuar nga National Endowment for Democracy, të cilin CIVILi e implementon pesë vite me radhë.

Seminari i parë prej gjithsej 8 seminareve do të mbahet në Shtip më 28 shtator ( e shtunë), në hotelin Oaza me fillim në ora 10. Thirrja për pjesëmarrje në seminarin vlen deri 25 shtator ( e mërkurë)

APLIKIM PËR PJESËMARRJE

Në seminarin mund të paraqiten të gjithë qytetare/ët e interesuar nga komunat në rajonin Lindor: Berovë, Vinicë, Pehçevë, Probishtip, Çeshinovë – Obleshevë, Koçanë, Makedonska Kamenicë dhe Shtip.

Leave a Comment

You must be logged in to post a comment.