Kategoritë

ARDHMËRI E GJELBËR CIVILi në Veles: Ardhmëri e gjelbër ose e errët, pyetja është tani

Republikës së Maqedonisë së Veriut i nevojitet veprim gjithëpërfshirës qytetar, politik dhe institucional për promovim, edukim dhe praktikim të vlerave të gjelbra, që është pjesë përbërëse e trendëve globale në politikë, ekonomi, arsim dhe në organizimin qytetar në kuptimin më të gjerë të fjalës. Vlerat e gjelbra nënkuptojnë kujdes për resurset natyrore dhe drejtojnë nga transformimi nga shoqëria konsumuese në atë të qëndrueshme, me koncepte të reja të ekonomisë, e veçanërisht të energjetikës.

Pjesë e pashmangshme e vlerave të gjelbra janë të drejtat dhe liritë e njeriut, barazinë dhe përfaqësimin. Në këtë kontekst, dhe posaçërisht në kontekstin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, vlerat e gjelbra janë të pandashme dhe në kornizat e tyre patjetër nënkuptohen edhe drejtësia sociale dhe antinacionalizmi si parakushte për zhvillimin e shoqërisë së lirë dhe demokratike dhe ndërtimit të ardhmërisë së qëndrueshme.

CIVILi organizon punëtori me titullin “Ardhmëri e gjelbër”, kushtuar vlerave të gjelbra, drejtësisë sociale dhe antinacionalizmit, e cila do të mbahet më 12 shtator, në sallën e komunës në Veles, me fillim në ora 13.

Punëtoria e CIVILit është mundësi për të gjithë qytetare/ët aktivë në shoqëri pavarësisht nga vijnë, janë pjesë e sektorit joqeveritar, ose bëjnë pjesë në ndonjë nga partitë, t’i paraqesin qëndrimet dhe propozimet e tyre.

CIVILi veç më zbaton aktivitete për formimin e një iniciative joformale qytetare lidhur me temat relevante të projektit, gjë që do të jetë edhe një mundësi për bisedë dhe fillim ose forcim i bashkëpunimit ekzistues mes palëve të ndryshme  dhe strukturave vendimmarrëse në nivel lokal dhe nacional.

Agjenda e ngjarjes me kohëzgjatje prej dy orë në fillim parashikon termin prej 15 minuta për deklarata për mediat, e pastaj fillojnë sesionet në të cilat nuk është i lejuar video dhe audio incizim. Pas prezantimit të projektit “Ardhmëri e gjelbër”, dhe lidhshmërinë mes vlerave evropiane dhe të gjelbra, drejtësisë ekologjike dhe sociale, do të hapet diskutim në temat: “Vlerat e gjelbra në nivel lokal dhe qendror: gjendjet, sfidat dhe perspektivat” dhe “ Pjesëmarrja qytetare në proceset shoqërore për mbështetje të reformave demokratike, alternativave të gjelbra dhe antinacionalizmit”.

Ardhmëri e gjelbër  Është projekt për mbështetje të vetëdijes publike për vlerat e gjelbra, drejtësinë sociale dhe antinacionalizmin, që zbatohet  në partneritet me Fondacionin Hajnrih Bell nga Gjermania, zyra në Sarajevë.

Leave a Comment

You must be logged in to post a comment.