Kategoritë

RATIFIKIM Greqia sot voton për Marrëveshjen e Prespës

Në Kuvendin e Republikës së Greqisë sot  pritet të votohet  marrëvesha historike për ndryshimin e emrit të Maqedonisë dhe për t’i dhënë fund kontestit të gjatë diplomatik me fqinjin.

Qeveria e kryeministrit grek, Alexis Cipras, dhe ajo e kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev, kanë arritur marrëveshjen në qershor të vitit të kaluar për ndryshimin e emrit të ish-republikës jugosllave në Maqedoni të Veriut.

Opozita greke gjatë kësaj jave ka protestuar nëpër qytetet e Greqisë kundër Marrëveshjes së Prespës.