Kategoritë

TAKSA Daçiq optimist se taksat e mallrave serbe do të shfuqizohen

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar se deklarata e shefit të kabbinetit të kryeministrit të Kosovës Avni Arifi, se autoritetet e Prishtinës mund ta pezullojnë përkohësisht taksën mbi mallrat e Serbisë, se kjo në gjuhë të thjeshtë i bie shfuqizim i taksës.

Ai tha se Prishtina erdhi në situatë që ndoshta është e vetëdijshme se çdo “lojë” e mëtejshme mbi këtë temë mund të ketë pasoja serioze për marrëdhëniet e tyre me Shtetet e Bashkuara.

Në këtë kuptim, ai përmendi që Ramush Haradinaj një vit më parë kishte thënë se Kosova nuk ka politikë të saj të jashtme, por politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara.

“Tani po vijmë në një situatë të çuditshme, dhe kjo është hera e dytë gjatë mandatit të Ramush Haradinajt, që Amerika nuk ia lëshon vizën. Hera e parë ishte kur ai donte të kalojë ligjin për heqjen e gjykatës për UÇK-në, dhe tani nuk ia kanë lëshuar vizën për Lutjet e Mëngjesit për shkak të taksës “, tha Daçiq.

Ai beson me pezullim të përkohshëm të taksës do të vijë deri tek heqja e saj dhe përsëriti se Serbia nuk do të vazhdojë dialogun nëse nuk largohet taksa.