Kategoritë

PAPËRGJEGJËSI Kodra e Diellit ende me mbeturina – kontejnerët janë të vendosura, por nuk mirëmbahen

Edhe përkundër vendosjes së kontenjerëve nga autoritetet lokale, Kodra e Diellit përsëri nuk arrin të shpëtojë nga mbeturinat. Ato madje tani mirëpresin turistët që në hyrje të qendrës turistike, e gjithë kjo siç duket për shkak të mosmirëmbajtjes dhe mosgrumbullimit të tyre në kohë.

Në fotografitë e shkrepura nga fotografi Afrim Jonuzi, duken qartë kontenjerët e stërmbushur dhe të rrethuara edhe me mbeturina rreth tyre pasi për to nuk ka më vend në kontenjerë.

Në shumë komente qytetarët akuzojnë për mosmirëmbajtje autoritetet lokale dhe kryetaren e komunës së Tetovës, Teuta Arifi. Kjo e fundit vetëm para disa ditçve publikoi fotografi nga kontenjerët e rinj dhe përmes një shkrimi në faqen e saj në Facebook ju bëri thirje qytetarëve të kujdesen edhe ata për higjienën publike. Tani në shumë postime janë qytetarët ata që i bëjnë thirje Arifit që të kryejë punën e saj deri në fund dhe në kohë të duhur.

Arben Zeqiri