Kategoritë

Kosovë SHBA kërkon ndërprerjen e mandatit të UNMIK-ut në Kosovë, Serbia kundër

Kërkesa e Niki Hejli drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guteresh, në të cilën kërkohej që të përgatitej një plan për tërheqjen e misionit të UNMIK-ut nga Republika e Kosovës, ka nxitur reagime të shumta në Serbi.

I pari që ka reaguar ka qenë, drejtor i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i cili ka thirrur një konferencë të jashtëzakonshme për media.

Ai ka thënë se Serbia është kundër një kërkesë të tillë.

“Ne do ta kundërshtojmë një kërkesë të tillë në të gjitha nivelet”, ka thënë Gjuriq në një konferencë për media, shkruan Tanjug, transmeton Express.

Sipas tij një kërkesë e tillë është goditje për paqen, dhe kthim i politikës së presionit.

Hejli letrën e saj drejtuar sekretarit të OKB-së, Guteresh, e kishte shkruar me 9 tetor, ditë kjo kur edhe ofroj dorëheqjen e saj nga posti i ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OKB.