Kategoritë

KUVEND Vazhdoi debati për ndryshimet kushtetuese në Kuvend

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë vazhdoi debati për Propozimin për qasje drejt ndryshimeve kushtetuese.

Kjo është dita e tretë e diskutimit për propozimin që deri në Kuvend është dorëzuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë, ndërsa del nga Marrëveshja e Prespës. Sipas informacioneve të Kuvendit, një pjesë e madhe e deputetëve të paraqitur për fjalë janë tërhequr, por me siguri votimi do të ndodhë të premten.

Deputetja Julijana Nikollova nga PLD ka thënë se përgjegjësia tani është te deputetët dhe se bashkë 120 deputetët duhet të qëndrojnë pas vendimit për NATO dhe BE.

Sipas Nikollovës, problem më i madh i deputetëve të opozitës është qëndrimi partiak i VMRO-DPMNE-së të mos përkrahen ndryshimet kushtetuese me qëllim ndryshimi i emrit kushtetues.

Branko Manojllovski nga BDI ka propozuar që ndaj çdonjërit, siç tha VMRO-ist i cili do të votojë për marrëveshjen, shteti të qëndrojë pas tyre, por së pari të votojë dhe të amnistohen të gjithë mëkatarët.

“Gjithçka është ekonomi, para”, ka thënë Manojllovski, i cili tha se duhet të shikohet në të ardhmen e jo në të kaluarën.

Nga pasditja përsëri është mbyllur komunikacioni i bulevardit para Kuvendit të Maqedonisë për shkak të protestës kundër ndryshimeve kushtetuese të një grupi të vogël qytetarësh. (MIA)