Albert Musliu, drejtor ekzekutiv i Asociacionit i iniciativave demokratike – Maqedoni në konferencën “Perspektiva të Maqedonisë: Si deri në Evropë”, në organizim të CIVILit dhe MCMS, fliste për gabimet nga e kaluara, por edhe për sfidat të cilat janë para nesh në rrugën kah Bashkimi Evropian dhe NATO.
“Një fakt famëkeq është se në vitin 2014 ne ishim shoqëri apatike me qytetarë nervoz. Shoqëria e cila kishte ardhur në atë fazë ku të gjithë besonin se asgjë nuk mund të ndryshohet. Dhe të gjithë ishim objekt i një grupi politik të politikanëve të pa përgjegjshëm të cilët i kapën institucionet në duar të tyre dhe kërkonin nga të gjithë ne të bëhemi pjesë nga fuqia e tyre punëtore. Por, ndodhi ndryshim. Ajo ishte e vështirë pikërisht për shkak atij fakti se ishim shoqëri apatike. Kishim përgatitje minimale për përgjigje kolektive të anomalive në shoqërinë.
E dini, ne në vitin 1990 ishim një prej njësive federale e cila kishte problemet më naive në raport me tjerat ish-ju njësi federale. Bile edhe një Slloveni kaloi nëpër një furtunë të shkurtë luftarakë që të bëhet e pavarur, derisa ne dolëm nga ajo Federatë Jugosllave si shtet i cili kishte raporte të pa rregulluara ndëretnike dhe kishte fazë të dobët të korrupsionit, institucione të dobëta, por problemet tjera nëpër të cilat kaluan Sllovenia, Kroacia, Bosnja, Kosova dhe Serbia ne nuk i kishim. Edhe në atë kohë dukej se ato probleme janë më naivet, se ato probleme janë tejkaluese, por na ndodhi se ato probleme ende na përcjellin. Na përcjellin sepse pikërisht ato probleme jo rrallë nga politikanë të pa përgjegjshëm të cilët bënin politikë u përdornin për ndërtim të karrierave politike.
Një prej problemeve të tilla është edhe problemi që e kishim me Republikën e Greqisë. Ai problem me Greqinë e tejkaloi fazën e zgjidhjes eventuale territoriale në vitet e hershme të 90-ve. Ne të gjithë e dinim cilat kanë qenë bisedimet ndërmjet palës greke dhe serbe në atë kohë. Por pastaj hyri në një fazë të apatisë. Ne tani ëndërrojmë të na kthehen mundësitë nga vitet 1993 dhe 1995 dhe tejkalimi i këtij kontesti. Në vitin 1995 ky kontest do të mundej të tejkalohet me zgjidhje teknike. Por, dikujt në vitin 1995 i duhej ndërtim i karrierës në bazë të kësaj çështje. U ndërtonin karriera dhe në bazë të raporteve ndëretnike. Edhe ajo është e cila na ndjek 27 vite.
Në ndërkohë, partitë u bënë edhe më të fuqishme. Mua më kujtohet se në vitin 1990 zgjedhjet ishin relativisht korrekte. Sepse partia në largim nuk kishte interes dhe nuk kishte zhvilluar mekanizëm të intervenoj në procesin zgjedhor.
Përderisa tek partitë e porsaardhura ende nuk ka të zhvilluar mekanizëm të ndërhyhet në procesin zgjedhor. Ashtu që kishim relativisht zgjedhje entuziaste dhe korrekte. Por e gjithë ajo përsëri u ndryshua, duke luajtur politikë. Duke e de fokusuar opinionin me pyetje të cilat janë tejkaluese por nuk zgjidhen, u ndërtonin karriera politike dhe ne arritëm në vitin 2014 në fazë ku u bëmë shoqëri apatike. Nga koha në kohë kishte reagime të ndryshme të qytetarëve, por frika ishte evidente. Frika nga shteti në të cilin të gjithë ne ishim të thirrur t’i shërbejmë ishte evident dhe rrallë mundej të shihet organizim më kolektiv për reaksion ndaj raportit të pa përgjegjshëm dhe jo korrekt të shtetit dhe për fat filloi me të rinjtë. Dhe çdoherë fillon me të rinjtë. Këtu ishte ajo çarje e cila më vonë mbaroi në ortek i qetë. Sepse mendoj që ishim edhe shembull shkencor për atë se si rrëzohen regjime pa gjakderdhje. Mendoj se ajo do të jetë pjesë edhe nga zhvillimi akademik.
E gjithë kjo ishte e mundur të ndodhë për shkak të mentalitetit të pa ndryshuar. Ne edhe pas shfaqjes së parë se jemi për integrime euro-atlantike hymë në fazë të improvizimit. Ne hymë në realizim sipërfaqësor të kërkesave të partnerëve tanë euro-atlantik. Ashtu që hymë në fazë ku improvizuam zgjidhje ndërsa partnerët tanë evropian dhe me nevojë politike të njëjtat i shënuan. Ajo ashtu edhe ndodhi. Ne nuk u rritëm në shtet me institucione të robëruara për një muaj. Ai proces zgjati edhe nga raporti i parë i Komisionit evropian. Ai proces zgjati nga vitet 90-ta. Por për shkak teorisë së paqes para demokracisë ne si qytetarë në fund mbaruam si viktima të asaj teorie.
Në Maqedoni dhe në Ballkan, partnerët tanë evropian në periudhë të caktuar ishin të gatshëm t’i mbyllnin sytë në gjithçka vetëm që të mbijetoj paqja. Por faza a paqes, dhe nevoja nga paqja, këtu që moti ka mbaruar. Por, politikanët tonë me intervenime të vogla në raportet ndëretnike dhe në raportet tjera e mbanin atë tension dhe u mundonin para partnerëve tanë euro-atlantik të dëshmojnë se ata janë ata të cilët e mirëmbajnë paqen, ndërsa për demokracinë ka kohë. Në fund doli se për demokracinë nuk ka kohë dhe nuk ka alternativë. Sepse ne nuk kemi politikanë të përgjegjshëm me vizione të hapura. Ashtu që tërë atë proces e futën në favor të vetin.
Ditëve dhashë disa deklarata për këtë të ashtuquajtur “datë me kusht” për fillimin e negociatave, unë e përshëndeta si qytetar i thjeshtë. Sepse për mua si qytetar i thjeshtë çdo nxitje shtesë dhe presion deri te qeveria për realizimin e atyre reformave të cilët ne si shoqëri i definuam si nevojë më e mirë. Nuk ndërhyj në teknikalet. Unë e dij se edhe po të merrnim datë më 1 tetor, realisht procedura për fillimin e negociatave ka edhe disa faza dhe mbikëqyrje para-pranimit. Ai proces, nëse jo në korrik do të arrinte në prill dhe kjo nuk është kontestuese. Për mua është përfitim ajo që ne ata kushte i kemi në rekomandimin e Këshillit të Evropës dhe mendoj se ajo do të jetë nxitje jo vetëm për Qeverinë, por edhe për opozitën, që këta çështje nuk mund të shmangen nga agjenda e përditshme.
Gjithsesi, i tërë procesi në ndonjë mënyrë është kushtëzues dhe me referendumin pozitiv. Unë jam një prej atyre që do ta mbështet referendumin, sepse mendoj që Maqedonisë në këtë moment nuk i nevojiten fraza të zbrazëta, nuk i duhet politikë, nuk i duhet patriotizëm virtual. Unë jam për patriotizëm, por ai të jetë konkret dhe me drejtime të caktuara dhe me qëndrime të caktuara, dhe jo virtuale. Lehtë është të thuhet se asgjë nuk bën, por e vështirë është të thuhet çfarë nuk bën në gjithë atë, sepse nëse dëshmoni çfarë nuk bën ju duhet të jepni edhe zgjidhje. Jo vetëm të jeni të drejtuar negativisht dhe të thoni se asgjë nuk bën.
Këtij shteti i nevojiten vizionarë, njerëz të cilët do të ofrojnë zgjidhje për rrugëdalje, njerëz të cilët do të ndërmarrin hapa të guximshme, njerëz të cilët në faza të caktuara, besoj se do të sakrifikojnë edhe veten edhe pjesë të tyre, sepse politikanët më të mëdhenj në historinë e njerëzimit e kanë bërë pikërisht atë.
Të kthehemi në vitin 2001. Nëse atëherë nuk kishte vizionarë, nëse ekzistonin vetëm patriotë të zbraztë ky shtet do të mbaronte në drejtim tjetër. Por edhe qytetarët e këtij shteti janë të pandashëm. Mendoj se rruga e Maqedonisë kah Bashkimi Evropian nuk është vetëm në reformat por edhe në ndryshimin e përbërjes mentale.
Këta reforma, këta obligime të cilat ua ka dhënë Këshilli i Evropës janë obligime të cilat duhet mua të ma përmirësojnë jetën, ndërsa jo vetëm të fitoni arsye ta shënoni atë si punë të kryer. Besoj se kjo shoqëri është bërë më agjile, me sy të hapura. Mendoj se ne tani tërë atë proces deri në fillimin e negociatave do ta përcjellim edhe përkrahim, por besoj se edhe do të jemi korrektivi objektiv i çdo ngadalësimi ose largimi nga aktivitetet reformuese.
Mendoj se atë test, sektori civil në Maqedoni në periudhën e kaluar e dha. Mendoj se edhe besimi në qytetarët te objektiviteti dhe neutraliteti tek sektori civil u rrit edhe sektori civil u bë faktor në integrimet euro-atlantike dhe mendoj se atë rrol të vetin do ta përdor në përfitim jo vetëm për qytetarët por edhe për institucionet. Besoj se ajo do të ndihmoj dhe do ta përshpejtoj tërë procesin.
Rrugëtimi jonë kah Bashkimi Evropian shkon edhe nëpër disa pjesë të Marrëveshjes së Ohrit, atë vazhdimisht e përsërit edhe BE-ja. Por, rruga e Maqedonisë deri në BE dhe NATO shkon edhe nëpër marrëveshjes së Përzhinos, edhe nëpër prioritetet e ardhshme reformuese, por edhe nëpër ndryshimit të mentalitetit të qytetarëve tanë të cilët do ta rritin gatishmërinë të kërkojnë përgjegjësi nga institucionet”, potencoi Musliu.
Konferenca është pjesë e projektit “Media të lira për shoqëri të lirë” të cilin Civili e zbaton me mbështetje të Ministrisë Federale për Punë të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë