Gjykimi për “Monstrën” në Prokurorinë speciale publike (PSP) vazhdon më 25 qershor, pasi që në seancën e sotme u morën në pyetje tre dëshmitarë, të cilët më 12 prill të vitit 2012 kanë qenë duke peshkuar në Liqenin e Smillkovës.
Dëshmitarët në seancën e sotme qëndruan në deklaratat e tyre të dhëna paraprakisht para gjykatësit hetues. Ata konfirmuan se në ditën kritike kanë qenë tek Liqeni i Smillkovës, ku shpesh kanë shkuar për peshkim dhe sqaroi para gjykatës çka kanë parë dhe çka kanë dëgjuar.
Njëri nga dëshmitarët përsëriti se më 12 prill të vitit 2012 me tre miq ka qenë tek Liqeni i Smillkovës për peshkim, ku pasdite rreth orës 5:30 dhe 6 kanë ardhur tre katër të rinj me automjet të bardhë, të cilët u kanë kërkuar bukë për peshqit dhe pas një kohe të shkurtër janë larguar. Më vonë, kur kanë dashur të largohen i ka takuar një person me pushkë, i cili është kërcënuar se do t’i vrasë dhe i ka përzënë prapa. Nga liqeni janë larguar në errësirë, ndërsa për vrasjen e pesëfishtë kanë mësuar në shtëpi në televizor. Ditën e ardhshme janë shoqëruar në polici për rastin.
Dëshmitarët u përgjigjën në pyetjet e këshillit gjyqësor, nga PSP dhe nga avokatët e mbrojtjes. Të parit nga personat e marrë në pyetje i është përkeqësuar gjendja pas së cilës seanca është ndërprerë për një orë.
Kryetari i Këshillit gjyqësor, Ognen Stavrev tha se në seancën e ardhshme vazhdohet me procedurë dëshmuese.
Për vrasjen e pesëfishtë tek Liqeni i Smillkovës që ka ndodhur më 12 prill të vitit 2012, kur u vranë Kire Triçkovski, Filip Sllavkovski, Cvetanço Ackovski, Aleksandar Naqevski dhe peshkatari Borçe Stefanovski u hapë lënda “Monstra”, ndërsa me burg të përjetshëm u dënuan Alil Dmeiri, Afrim dhe Agim Ismailloviq dhe Ezim dhe Haki Aziri dhe Sami Luta.
Gjykata supreme në dhjetor të vitit të kalaur i hori aktvendimet, i liroi nga paraburgimi të dënuarit Agim Ismailloviq, Haki Aziri, Sami Luta dhe Fejzi Aziri, dhe u caktoi masa të kujdesit. Për gjykatën ende janë të pakapshëm Alil Dmeiri dhe Afrim Ismailloviq për të cilët janë shpallur fletëarreste ndërkombëtare. (MIA)