Një incizim i ri shtesë të propozuar nga Prokuroria Themelore Publike dhe dy incizime tashmë të emetuara në Gjykatën Penale sot sërish shihet me kërkesë të mbrojtjes në seancën për sulmin mbi deputetin Ziadin Sela në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 27 prill.
Për ngjarjet më 27 prill të akuzuar janë Kire dhe Cane Gjorgjievski, Oliver Oshavkovski, Sasha Cenkov, Nikollçe Dimitrievski, Aleksandar Janevski – Toshta, Andrej Micov, Nikolla Vojminovski, Kosta Dellov dhe Stojan Pavllovski – Kobra.
Në fillim të seancës, në propozim të mbrojtjes e lejoi emetimin e sërishëm të dy incizimeve nga dëshmitë e propozuara dhe veçse njëherë të para para Gjykatës, me qëllim të vërtetimit të një pjese nga ngjarjet në Kuvend më 27 prill.
Në incizimin e parë shihet lëvizja e të akuzuarve dhe dëshmitarëve në korridor para pres qendrës kuvendore. Në incizimin e dytë, ndërkaq, shihen shkallët prej para hyrjes në Kuvend që çojnë drejt pres qendrës dhe regjistrohet lëvizja e të akuzuarve.
Për momentin në Gjykatë është dhënë pauzë. (MIA)