• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home RAJON

Seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për deportimin e “gjylenistëve”

April 4, 2018
in RAJON
Seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për deportimin e “gjylenistëve”
Share on FacebookShare on Twitter

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë të jashtëzakonshme arrestimin e fshehtë dhe deportimin e gjashtë shtetasve turq, pjesëtarë të lëvizjes së predikuesit mysliman në egzil Fetullah Gjylen.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës,vendosi seanca e jashtëzakonshme të mbahet pasdite.

Nënkryetar i Kuvendit, Xhavit Haliti, tha se me kërkesë të 40 deputetëve të nënshkruar për seancë të jashtëzakonshme, Kryesia ka vendosur që seanca për dëbimin e gjashtë shtetasve turq të fillojë në ora 14:00.

“E kemi obligim sipas Kushtetutës që ta mbajmë këtë debat në Kuvend”, ka thënë Haliti.

Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan para ca ditësh iu kanos kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj se do të jetë përgjegjës për menaxhimin e gjendjes me shtetasit e deportuar turq.

“Agjencia Turke e Inteligjencës, me një operacion në Kosovë i kapi dhe i solli 6 nga këta përfaqësues të lartë të FETO-s në Ballkan. Por, kam një pikëllim. Kryeministri i Kosovës i largoi nga detyra personin në krye të inteligjencës dhe ministrin e Brendshëm. Unë tani pyes kryeministrin e Kosovës: Me udhëzim të kujt more një hap të tillë? Prej kur fillove t’i mbrosh ata që u përpoqën t’i bëjnë grusht shteti Republikës së Turqisë?”, ka thënë Erdogan transmeton agjencia Anadollu.

Ai më tej pati një pyetje për Haradinajn. “Si mund t’i ushqesh këta njerëz që kanë bërë një tentativë për grusht shteti ndaj Turqisë e cila mirëpret Kosovën si një vëlla. Do të japësh llogari edhe t’i për këtë. Vëllezërit e mi kosovarë nuk i japin kredibilitet një kryeministri si ti. Vëllezërit e mi kosovarë, kosovarët që i njoh dhe i di, do të kërkojnë llogari prej teje për këtë. Unë e di edhe këtë”, citon Anadollu presidentin turk.

Gjashtë shtetasit turq u dëbuan nga Kosova të enjten e kaluar më 28 mars. Ata janë deportuar në Turqi me një avion të posaçëm nga ana e MIT.

Pas këtij rasti, njoftojnë mediat kosovare, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kishte kërkuar lirimin e menjëhershëm nga përgjegjësia e Drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Driton Gashi dhe të ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj.

Burimi: MIA

Tags: KosovëKuvend
Next Post
Banorët e lagjeve afër Kalasë do të kenë ujë të pastër të pijshëm

Banorët e lagjeve afër Kalasë do të kenë ujë të pastër të pijshëm

Hoxhaj: Dialogu me Serbinë është i pamundur për shkak të fushatës agresive të Beogradit

Hoxhaj: Dialogu me Serbinë është i pamundur për shkak të fushatës agresive të Beogradit

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom