Shkruan: Sasho Ordanoski
[dropcap font=”arial” fontsize=”45″]C[/dropcap]itat i deklaratës së djeshme të Vllatko Gjorçevit për focus.mk:
“Presidenti i ri Mickoski dëshiron të merr iniciativë për dialog politik dhe ne duam komunikim me LSDM, por vendimi i sotëm për vazhdimin e paraburgimit të 29 qytetarëve, nuk i ndihmon dialogut, por e vështirëson, thotë Gjorçev. Ai shton se Qeveria e ka përgjegjësinë për krijimin e kushteve dhe duhet të tregojë vullnet.” ( citat i kryer)
Pra, VMRO-DPMNE do ta ndërpresë bojkotimin e Kuvendit dhe do të merr “iniciativë për dialog politik” nëse Zoran Zaevi lajmërohet në Gjykatë dhe Prokurori dhe i udhëzon këto instanca gjyqësore-prokurore ( “të krijon kushte”) të gjithë “29 qytetarët” të lirohen menjëherë.
Ka të drejtë Vllatko Gjorçev me kërkesat e veta, duke e marrë parasysh botën politike nga e cila vjen. Pikërisht kështu funksiononte sistemi kur Familja ishte në pushtet: burgosej, shkohej në paraburgim, gjykohej dhe lirohej nga burgu me një telefonatë. Dëgjuam shumë bomba në këtë temë.
Tani, si t’i shpjegohet Gjorçevit se kjo kohë ka mbaruar? Se pikërisht për këtë arsye gjenden në opozitë. Se për këtë arsye gjysma e udhëheqësisë së partisë nga e cila vjen, qëndron në bankat e prokurorisë ose në paraburgim. Gjorçevi e ka rëndë të kuptojë se ne, shumica e qytetarëve të Maqedonisë – luftuam pikërisht për këtë: që asnjë kryeministër të mos mundet ( ose kushëriri i tij, shefi i shërbimit sekret, ose ish ministri i drejtësisë, me gruan e tij) përmes telefonit të porosit arrestime, paraburgime dhe gjykime – të “krijojë kushte”, siç do të thoshte Gjorçev – që të rrjedh “dialogu politik”.
Ajo për të cilën Gjorçevi dhe partia e tij duhet të mësohen, në demokraci, quhet “shtet juridik”. Pa shtet juridik, “dialogu politik “ është tregti e pistë mes politikanëve për realizimin e interesave të tij personale, për më tepër se tema e tregtisë mund të jetë edhe ardhmëria e Maqedonisë.
Nga ana tjetër, edhe vetë Gruevski deklaroi se depërtimi i dhunshëm në Qeveri, ishte “gabim”! Unë mendoj se kjo deklaratë nuk është e sinqertë dhe se, ndoshta, nuk është e dhënë në pritje të zgjerimeve plotësuese të listës së atyre që duhet të përgjigjen për ngjarjet e 27 prillit. Të përkujtojmë, ky është njeriu ( Gruevski) i cili në mënyrë shumë aktive dhe shumë herë u bënte thirrje mbështetësve të vet të mos qëndrojnë nëpër shtëpia dhe të dalin nga “ papuçet”, në rrugë, në “mbrojtje” të Maqedonisë…E qartë, “29 qytetarë” që sot janë në paraburgim ( edhe disa tjerë të cilët kërkohet), në retroaktivë, e kanë kuptuar “gabueshëm” liderin e tyre, e tani do të duhet të përgjigjen për dhunën e paparë që na e organizuan, ndihmuan, ose zbatuan.
Gjorçev Vllatko do të duhet ta mbajë mend atë ngjarje të tmerrshme, sepse për një çikë edhe ai do të pësonte nga të çoroditurit e “tij”, e disa edhe banditë të përgatitur mirë. Për fatin e keq të tyre, rebelimi nuk pati sukses, ndërsa në ligjet penale, përgatitja dhe zbatimi i ngjarjeve të tilla quhet terrorizëm. Për këtë janë të akuzuar, për këtë janë të arrestuar, e do të shohim nëse kjo vepër do t’u dëshmohet në gjyq. Por, edhe nëse akuzat do të zgjerohen edhe drejt personave tjerë.
Atëherë pra, pse Hristijan Mickovski dhe Vllatko Gjorçev vullnetarisht i futen politikës “qorre” të Gruevskit, dhe bashkë me partinë të cilën tani e udhëheqin, futen në “qorrsokakun” në të cilin i solli Familja: Në atë “sokak” Familja do t’ua diktojë politikat. Nëse dalin nga robërimi në “qorrsokak”, ata bëhen lëvizësit e poltikës së partisë. Kaq thjeshtë.
Për këtë arsye mendoj se presioni për “iniciativë për dialog politik”, me marrjen peng të integritetit të shtetit juridik, nuk është presion mbi Zaevin dhe LSDM, por mbi udhëheqësinë e re të VMRO-DPMNE. Nuk ka dyshim se dëmtohen interesat shtetërore, euro-atlantike të Republikës së Maqedonisë ( jo mbi Qeverinë e udhëhequr nga LSDM); dhe nuk them se zgjedhja e Hristijan Mickovskit dhe Vllatko Gjorçevit është e lehtë.
Në fakt, siç dëgjoj, Mickovski shpreson për takime në të ardhmen edhe me Makronin edhe me Merkelin. Jam pothuajse i sigurt se porositë nga atje do të jenë të ngjashme: dilni nga “qorrsokaku” dhe harroni Familjen e cila është nën kompetencat e shtetit juridik, kthehuni në Kuvend, merrni pjesë në luftë të ashpër, por institucionale politike në takim të vendimeve të cilat duhet të merren për Maqedoninë – përndryshe, për ju, nuk do të ketë mbështetje ndërkombëtare.