Kampet politike të koalicionit në pushtet, i udhëhequr nga LSDM dhe asaj të opozitës i udhëhequr nga OBRM-PDUKM, e shëtisin Maqedoninë tashmë pesëmbëdhjetë ditë dhe natë. Të gjithë janë në zgjedhje. Premtohet gjithçka, nga “epoka e re”, e deri më livadhe të gjelbërta, ujë të pijshëm dhe ajër të pastër. Punësimet dhe zhvillimi ekonomik janë stacione të rrugëtimit të tyre, në rrugëtimin zgjedhor të qytetarëve të varfër nga njëri opsion tek tjetri. Edhe pse me më eksperiencë është praktika e deritanishme pluraliste dhe zgjedhja e pushtetit të ri lokal për të gjashtën herë, qytetarët edhe kësaj radhe mbetën të ndarë në kampet politike, si te blloku maqadonas, poashtu edhe te aj shqiptarë. I ndjekin tubimet, në takimet me kandidatët e komunave “i gëlltisin” premtimet dhe shpresojnë. Madje edhe pas 26 viteve nga moszgjidhja e problemeve elementare, uji, rryma, rrugët u kanë mbetur që t’i zgjidhin. Janë të detyruar, sepse këto janë qytetarë të cilët nuk kanë familjarë që ti “marrin” në Suedi, Zvicër, Gjermani… e as nuk arritën që të nxjerrin pasaportë të Bullgarisë, që të shpëtojnë nga kjo kakofoni politike.
Ja një pjesë e mozaikut zgjedhor nga dita e djeshme.
LSDM dhe koalicioni në komunën e Shkupit, Gazi Babë, është zotuar se do të ndërtoj shoqëri qytetare dhe administratë e cila do të punoj vetëm në interes të qytetarëve.
“Kërkojnë përkrahje nga qytetarët për mandate të ri, kërkojnë edhe katër vite nga jetët tona për të shkatërruar gjelbërimin. Gazi Baba të qëndroj në vend. Kësaj radhe nuk do t’ua mundësojmë, do të hapim faqe të re”, theksoi Boris Georgieski, kandidatë për kryetar të komunës Gazi Babë.
Lideri i LSDM, Zoran Zaev u sqaroj banorëve të Gazi Babës, përse duhet që ata të ja besojnë votën e tyre këtij koalicioni.
“Maqedonia po hap perspektiva të reja. Si është e mundur që 11 vite të jemi të grindur me të gjithë fqinjët, a për katër muaj të ndërtojmë miqësi me të gjithë 5 fqinjët. Është e mundur! Nuk ka pasur para?! Si është e mundur që për 4 muaj, të kursejmë 45 milion euro, ajo është buxhet themelor i Gazi Babës! Aq kursyem për katër muaj! Vetëm duhet punë e sinqertë, me politikanë të ndershëm”, theksoi Zaev.
Koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” i udhëhequr nga OBRM-PDUKM, ka mbajtur tubim në Vallandovë dhe Gjevgjeli, ku e ka promovuar programin duke premtuar epokë të re.
“Në nuk kërkojmë vetëm fitore në këto zgjedhje. Në mendojmë, i japim prioritet gjeneratave të ardhshme. Ne mendojmë 10 vjet përpara, mendojmë 20 vjet përpara, kemi ëndërr, vizion, kemi guxim, dashuri dhe fe, e kemi epokën e re, projektin e ri, strategji të re, të nesërme të re”, ka thënë lideri, Nikolla Gruevski para banorëve të Vallandovës.
Deri sa, kryetari aktual i Vallandovës nga OBRM-PDUKM, Nikollçe Çurllinovski, për herë të katërt e kërkon mbështetjen, duke përmendur shumë proekte, i bindur se ka bërë shumë për këtë vend me ekonomi të shkretë në Maqedoninë lindore.
“Për herë të katërt e pranoj nominim për kryetar të komunës së Vallandovës, sepse e respektova vendimin dhe dëshirën e partisë sime, OBRM-PDUKM. Shpresoj që kjo të jetë vullneti i të gjithë qytetarëve të cilët janë të përcaktuar me të drejtën, të cilët i ndjekin rezultatet e punës sime, gjatë tre mandateve paraprake”, tha Çurllinovski.
“Në Çair ka shumë pak parqe, parkingje dhe hapësirë publike, i cili shpesh është i uzurpuar. Puna e parë që do ta bëj në momentin që të zgjidhem për kryetar, është revizioni i planit të detajizuar urbanistik”, premton Visar Ganiu, kandidat për kryetar të Çairit nga BDI.
Një nga detyrat më të rëndësishme, siç theksoj para qytetarëve të Çairit, “Formimi i ndërmarrjes për higjienë komunale. Çairi është në qendër të Shkupit, dëshirojmë që komuna jonë të jetë krenaria e qytetit. Në kuadër të ndërmarrjes do të formohet repart, i cili do të kujdeset për qentë e pastrehuar që janë në Çair”, njoftoi Ganiu.
Koncepti për ujëmatësin, që të kontrollohet konsumi i ujit, do të kthehet Bilall Kasami, përderisa do të jetë kryetar i ardhshëm i Tetovës nga Besa.
“Për sasi të caktuar të ujit do të kemi një çmim të logjikshëm, përderisa për ata të cilët do të shpenzojnë ujë pa kontroll, do të paguajnë çmim shumë më të lartë. Me këtë do të ulim pagesën ekzistuese për ujë”, njoftoi Kasami, duke kërkuar mbështetjen e tetovarëve, të cilët kërkojnë jo vetëm ujë të pijshëm, por edhe ajër të pastër si banor të komunës më të ndotur në Maqedoni.
“Sipas përllogarisë që e bëmë, instalimi aktual i ujësjellësit është i gjatë 40.000 metra, nga i cili 30.000 metra duhet të jenë plotësisht të riparuara. Gjithashtu rrjeta aktuale për furnizim me ujë të pijshëm, duhet të zgjerohet në fushën e tërësishme urbane”, tha Kasami.
Karavani zgjedhor vazhdon edhe sot. Kanë mbetur edhe 3 ditë deri tek heshtja zgjedhore. Andaj rriten tensionet ndërmjet rivalëve politik. Të gjithë janë të bindur në fitoren e tyre. Të gjithë e shohin veten në pozitën udhëheqëse. Vetëm tek qytetarët rritet paqartësia, se çfarë pas këtyre zgjedhjeve? Epokë e re – jetë e re apo Maqedoni e zbrazët, me gjeneratë të re të papunësuar dhe me sy drejt botës!
Monika Taleska