• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home MEDIA

Deralla mori Çmimin e Shoqatës së Evropës Juglindore për Solidaritetit për Gazetarët

July 5, 2024
in BALLINA, MEDIA, RAJON, Shoqëri
Deralla mori Çmimin e Shoqatës së Evropës Juglindore për  Solidaritetit për Gazetarët
Share on FacebookShare on Twitter

Fondacioni Gjerman për Evropën Juglindore , mbërmë  në Bundestagun gjerman ndau çmimin vjetor të solidaritetit për gazetarët për vitin 2024, për kolegun tonë Xhabir Deralla.

Fjalimet e urimit i mbajtën Manuel Sarazin, kryetar i Asociacionit të Evropës Juglindore dhe Josip Juratovic, kryetar i Grupit Parlamentar Gjermano-Evropian Juglindor dhe nënkryetar i Asociacionit të Evropës Juglindore.

🏆Happening now: Solidarity Award for Journalists from Southeast Europe awarded to 🇲🇰journalist @XhabirDeralla with laudation by @josip_juratovic and @ManuelSarrazin. pic.twitter.com/DGZAqXN9se

— Südosteuropa-Gesellschaft (@sudosteuropa) July 4, 2024

Në fjalimin e tij, Juratoviq iu referua karrierës mbresëlënëse të Derallës, duke thënë “Jam krenar që mund të mbaj një fjalim sot për nder të një personi të jashtëzakonshëm”.

Josip Juratoviq, kryetar i Grupit Parlamentar Gjerman-Evropian Juglindor dhe Zëvendës President i Asociacionit të Evropës Juglindore

“Meqenëse demokracia bazohet kryesisht në lirinë e medias, media e korruptuar do të thotë fundi i demokracisë. Prandaj, në një farë mënyre, shkrim-leximi mediatik është gjithashtu një luftë për demokraci. Një nga këta luftëtarë është Xhabir Deralla, dhe unë personalisht kam nderin të mbaj lavdinë në prezantimin e Çmimit të Solidaritetit të Asociacionit të Evropës Juglindore për angazhimin e tij jashtëzakonisht të guximshëm për lirinë e medias”, tha Juratoviq në fillim të fjalimit të tij.

Gjatë fjalimit të  tij pas marrjes së çmimit, Deralla tha se ky çmim është një njohje e papritur, por shumë e nevojshme për punën dhe përpjekjet e pandërprera që ai dhe kolegët e tij bënë për të siguruar që faktet të mbizotërojnë mbi gënjeshtrat-manipulimet-dhe-propagandën.

“Ne mbrojmë të drejtën për të shprehur mendimin tonë dhe për të zbuluar tregimet  e vërteta të të diskriminuarve dhe të shtypurve, edhe me çmim mbi mirëqenien dhe sigurinë tonë. Dhe po, unë qëndroj këtu sot për të marrë këtë çmim, por e bëj këtë në emër të kolegëve të mi  të cilët ndajnë të njëjtat sfida çdo ditë. Nuk do të isha këtu pa ata. I falënderoj ata që e bënë të mundur këtë”, tha Deralla.

Çmimi u prezantua për herë të parë  në vitin 2020, dhe jepet vetëm një herë gjithë rajonin e Evropës Juglindore. Deralla është fituesi i pestë i këtij çmimi prestigjioz, pas Dragan Bursaq, BeH (2020), Una Hajdari, Kosovë (2021), Ivana Gordiq Perc, Serbi (2022) dhe Pelin Unker, Turqi (2023).

 

Next Post
KUMTESË NGA ASOCIACIONI I EVROPËS JUGLINDORE, GJERMANI: Xhabir Deralla merr Çmimin e Solidaritetit për Gazetarët nga Evropa Juglindore

KUMTESË NGA ASOCIACIONI I EVROPËS JUGLINDORE, GJERMANI: Xhabir Deralla merr Çmimin e Solidaritetit për Gazetarët nga Evropa Juglindore

Detaje interesante nga ceremonia e ndarjes së çmimit për Solidaritetin për Gazetarët e Evropës Juglindore në Bundestagun gjerman, për Xhabir Derallën

Detaje interesante nga ceremonia e ndarjes së çmimit për Solidaritetin për Gazetarët e Evropës Juglindore në Bundestagun gjerman, për Xhabir Derallën

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom