• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home

Deralla për Zërin e Amerikës: Proceset integruese demokratike dhe euroatlantike të Maqedonisë janë të paimagjinueshme pa mbështetjen e SHBA

July 6, 2023
in BALLINA, DEKLARATA, INTEGRIME, LAJME
Emancipim do të thotë mëkat vdekjeprurës, sëmundje dhe perversitet
Share on FacebookShare on Twitter

Të shumta janë përfitimet nga miqësia që SHBA kultivon ndaj Maqedonisë së Veriut, thotë për Zërin e Amerikës, Xhabir Deralla, kryetar i CIVIL – Qendrës për Liri, me rastin e 4 korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-së, përcjell PRESSonline.al

“SHBA është një mik i vërtetë i vendit tonë. Vendi ynë është i vogël, pa dalje në det, ka burime të kufizuara natyrore dhe njerëzore dhe vetë pozicioni gjeografik, megjithëse jo i parëndësishëm, nuk luan një rol të madh në një kontekst më të gjerë. Thjesht, SHBA shumë kohë më parë, e sidomos pas pavarësisë nga RSFJ-ja në vitin 1991, mori vendim për të ndihmuar shtetin e vogël dhe të ri maqedonas që ai të formohet dhe të mbijetojë. Ka përfitime të shumta nga miqësia që SHBA kultivon ndaj Maqedonisë së Veriut”, thotë Deralla.

Sipas tij, Shtetet e Bashkuara janë gjithmonë aty për Maqedoninë e Veriut për ta ndihmuar atë të tejkalojë sfidat e ashpra politike dhe të sigurisë.

“Ata e ndihmojnë vendin si ekonomikisht ashtu edhe politikisht të qëndrojë në këmbë. Proceset integruese demokratike dhe euroatlantike të Maqedonisë janë të paimagjinueshme pa mbështetjen e SHBA dhe demokracive të tjera perëndimore. Në ditët e sotme, kur vendi është nën një valë të fortë propagande dhe sulmesh hibride nga Rusia dhe qendrat e tjera liberale të pushtetit, përfitimet e miqësisë dhe mbështetjes amerikane janë më se të dukshme”, shtoi Deralla.

Next Post
Pas Mijallkovit, edhe prona e konfiskuar e Nikolla Gruevskit doli në ankand publik

Pas Mijallkovit, edhe prona e konfiskuar e Nikolla Gruevskit doli në ankand publik

Komuna e Çairit e promovoi parkun “Ukraina”

CIVIL-i e dënoi ashpër vandalizmin dhe manipulimin tinëzar e të “Majtës” që e dëmtoi tabelën e Parkut Ukraina në Çair

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom