Të shumta janë përfitimet nga miqësia që SHBA kultivon ndaj Maqedonisë së Veriut, thotë për Zërin e Amerikës, Xhabir Deralla, kryetar i CIVIL – Qendrës për Liri, me rastin e 4 korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-së, përcjell PRESSonline.al
“SHBA është një mik i vërtetë i vendit tonë. Vendi ynë është i vogël, pa dalje në det, ka burime të kufizuara natyrore dhe njerëzore dhe vetë pozicioni gjeografik, megjithëse jo i parëndësishëm, nuk luan një rol të madh në një kontekst më të gjerë. Thjesht, SHBA shumë kohë më parë, e sidomos pas pavarësisë nga RSFJ-ja në vitin 1991, mori vendim për të ndihmuar shtetin e vogël dhe të ri maqedonas që ai të formohet dhe të mbijetojë. Ka përfitime të shumta nga miqësia që SHBA kultivon ndaj Maqedonisë së Veriut”, thotë Deralla.
Sipas tij, Shtetet e Bashkuara janë gjithmonë aty për Maqedoninë e Veriut për ta ndihmuar atë të tejkalojë sfidat e ashpra politike dhe të sigurisë.
“Ata e ndihmojnë vendin si ekonomikisht ashtu edhe politikisht të qëndrojë në këmbë. Proceset integruese demokratike dhe euroatlantike të Maqedonisë janë të paimagjinueshme pa mbështetjen e SHBA dhe demokracive të tjera perëndimore. Në ditët e sotme, kur vendi është nën një valë të fortë propagande dhe sulmesh hibride nga Rusia dhe qendrat e tjera liberale të pushtetit, përfitimet e miqësisë dhe mbështetjes amerikane janë më se të dukshme”, shtoi Deralla.