Dita ndërkombëtare kundër dhunës shënohet më 2 tetor, duke u përputhur me ditëlindjen e Mahatma Gandit, udhëheqësi i lëvizjes së Indisë për pavarësi dhe themeluesi i filozofisë dhe strategjisë kundër dhunës.
Kjo ditë është vendosur në vitin 2007, sipas Rezolutës së Kombeve të bashkuara A/RES/61/271 si mundësi “të përhapet mesazhi kundër dhunës, përmes edukimit dhe forcimit të vetëdijes publike”, çdo herë duke pasur parasysh se paqja, toleranca, respektimi i të drejtave dhe lirive themelore për të gjithë, demokracia, zhvillimi, mirëkuptimi i ndërsjellë dhe respektimi i dallimeve janë të ndërlidhura dhe e forcojnë, riafirmojnë rëndësinë universale të parimit të paqes dhe dëshirës për sigurimin e kulturës së paqes, tolerancës, mirëkuptimit dhe jo-dhunës”.
CIVILi nga themelimi në vitin 1999 i ndjek parimet e padhunës dhe angazhimin për të drejtat dhe liritë e njeriut. Si organizatë që angazhohet për një botë në të cilën të gjithë njerëzit jetojnë në shoqëri paqësore dhe demokratike, lufton për tejkalimin e kultit ndaj armëve dhe e promovon parimin e lirisë të plotë të shprehjes, në Ditën Ndërkombëtare kundër dhunës i porosit qytetaret dhe qytetarët së bashku ta shpërndajmë mesazhin për nevojën për pjesëmarrje aktive në krijimin e shoqërisë që kultivon tolerancë, mirëkuptim dhe respektim të ndërsjellë, duke ndërtuar bashkësi mbi parimet e paqes dhe padhunës në zgjidhjen e konflikteve.
Padhuna është fuqia më e madhe në që e ka njerëzimi. Ajo është më e fuqishme edhe nga arma më e fuqishme për shkatërrim, e krijuar nga zgjuarësia e njeriut”, është maksimë e njohur e Mahatma Gandit.
“Bëhu ndryshimi që dëshiron të shohësh në botë”, thotë Gandi, dhe duke filluar nga vetvetja si individë, por edhe si kolektiv – të ndërtojmë kulturë të paqes, tolerancës dhe padhunës.
Republika e Maqedonisë së Veriut, si anëtare e KB është e obliguar ta respektojë plotësisht këtë rezolutë, duke investuar në arsim, edukim dhe forcim të vetëdijes publike për kultivimin e vlerave që bazohen në parimin e padhunës.
CIVIL