• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home TË DREJTAT E NJERIUT

CIVIL: Të krijojmë shoqëri që kultivon tolerancë, mirëkuptim dhe respektim të ndërsjellë mbi parimet e paqes dhe padhunës

October 2, 2021
in BALLINA, LAJME, MULTIKULTURË, Shoqëri, TË DREJTAT E NJERIUT
CIVIL: Të krijojmë shoqëri që kultivon tolerancë, mirëkuptim dhe respektim të ndërsjellë mbi parimet e paqes dhe padhunës
Share on FacebookShare on Twitter

Dita ndërkombëtare kundër dhunës shënohet më 2 tetor, duke u përputhur me ditëlindjen e Mahatma Gandit, udhëheqësi i lëvizjes së Indisë për pavarësi dhe themeluesi i filozofisë dhe strategjisë kundër dhunës.

Kjo ditë është vendosur në vitin 2007, sipas Rezolutës së Kombeve të bashkuara A/RES/61/271 si mundësi “të përhapet mesazhi kundër dhunës, përmes edukimit dhe forcimit të vetëdijes publike”, çdo herë duke pasur parasysh se paqja, toleranca, respektimi i të drejtave dhe lirive themelore  për të gjithë, demokracia, zhvillimi, mirëkuptimi i ndërsjellë dhe respektimi i dallimeve janë të ndërlidhura dhe e forcojnë, riafirmojnë rëndësinë universale të parimit të paqes dhe dëshirës për sigurimin e kulturës së paqes, tolerancës, mirëkuptimit dhe jo-dhunës”.

CIVILi nga themelimi në vitin 1999 i ndjek parimet e padhunës dhe angazhimin për të drejtat dhe liritë e njeriut. Si organizatë që angazhohet për një botë në të cilën të gjithë njerëzit jetojnë në shoqëri paqësore dhe demokratike, lufton për tejkalimin e kultit ndaj armëve dhe e promovon parimin e lirisë të plotë të shprehjes, në Ditën Ndërkombëtare kundër dhunës i porosit qytetaret dhe qytetarët së bashku ta shpërndajmë mesazhin për nevojën për pjesëmarrje aktive në krijimin e shoqërisë që kultivon tolerancë, mirëkuptim dhe respektim të ndërsjellë, duke ndërtuar bashkësi mbi parimet e paqes dhe padhunës në zgjidhjen e konflikteve.

 

Padhuna është fuqia më e madhe në që e ka njerëzimi. Ajo është më e fuqishme edhe nga arma më e fuqishme për shkatërrim, e krijuar nga zgjuarësia e njeriut”, është maksimë e njohur e Mahatma  Gandit.

“Bëhu ndryshimi që dëshiron të shohësh në botë”, thotë Gandi, dhe duke filluar nga vetvetja si individë, por edhe si kolektiv – të ndërtojmë kulturë të paqes, tolerancës dhe padhunës.

Republika e Maqedonisë së Veriut, si anëtare e KB është e obliguar ta respektojë plotësisht këtë rezolutë, duke investuar në arsim, edukim dhe forcim të vetëdijes publike për kultivimin e vlerave që bazohen në parimin e padhunës.

CIVIL

Next Post
Është hedhur bombë në oborrin e shtëpisë së Gabriel Bajram

Është hedhur bombë në oborrin e shtëpisë së Gabriel Bajram

Takim i presidentit Pendarovski me Matej Zakonjshek, drejtor i Sekretariatit të Bashkësisë transportuese të EJL-së

Pendarovski për “Njuzbomb”: Hapim edhe një kanal komunikimi dhe bashkëpunimi me Greqinë

  • Ballina
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom