Opozita dhe të gjithë të cilët janë në mëdyshje, ta përkrahin referendumin dhe të bashkëngjiten – së bashku ta dërgojmë Maqedoninë drejt një të ardhme më të mirë në BE dhe NATO, porosisin përkrahësit e referendumit.
“Tani ne, qytetarët e RM-së, duhet të tregojmë unitet dhe vendosmëri në referendumin vijues më 30 shtator, të sjellim vendim për Marrëveshjen, të sjellim vendim për të ardhmen tonë. Për ne perspektiva për anëtarësim në BE është faktor shtytës, i cili i bashkon të gjithë faktorët shoqëror dhe fuqi për zbatim të suksesshëm të reformave dhe përballje me sfidat me të cilat përballemi në këtë rrugë. Dallime kanë ekzistuar dhe do të ekzistojnë. Ne do t’i respektojmë, por nuk ka hapësirë për mospërgjegjësi, kur duhet të gjithë së bashku të vendosim për të ardhmen e vendit tonë dhe të gjeneratave të ardhshme”, deklaroi dje kryeministri Zoran Zaev, i cili së bashku me përfaqësuesen e lartë për politikë të jashtme dhe siguri të BE-së, Federika Mogerini e vizituan Çarshinë e vjetër të Shkupit.
Referendumi më 30 shtator, tha Zaev, është referendum për pavarësi të dytë, porositi Zaev në Parlamentin Evropian, që është fjalimi i parë i kryeministrit të Maqedonisë në gjuhën amtare në dhomën evropiane të deputetëve.
“Për Republikën e Maqedonisë, kjo është një mundësi të cilën një kohë të gjatë e kemi pritur. Në vitin 1991 votuam për pavarësi. Në referendum. Tani, sërish në referendum duhet ta bëjmë hapin e ardhshëm: Të krijojmë mundësi reale të bëhemi anëtarja e 30-të e NATO-s, dhe ta fillojmë, të mbyllim kapitull pas kapitulli deri te anëtarësimi në Bashkimin Evropian, në familjen evropiane. Referendumi më 30 shtator, është shumë më shumë sesa vetëm një referendum për Marrëveshjen e Prespës. Ky është referendum për ardhmërinë. Ky është referendum për pavarësinë tonë të dytë”, theksoi Zaev.
Bashkësia ndërkombëtare gjatë tërë kohës e afirmon qëndrimin se shteti ndodhet para një shansi historik dhe se qytetarët do të vendosin se ç’farë të ardhme duan. Apelojnë edhe opozita të ndërmarrë përgjegjësi dhe t’i inkurajojë qytetarët të dalin në votim.
“Mbani mend, më 30 shtator kur të shkoni në vendvotime të votoni për referendumin se Ju jeni ata që i mbani çelësat e ardhmërisë suaj në duart tuaja. Çelësat nuk janë në duart e askujt tjetër, përveç Jush. Mos lejoni dikush tjetër ta bëjë atë për Ju. Ju lutem, mos heshtni para ardhmërisë suaj, nuk mund të lejoni t’ju ikë kjo mundësi sepse Ju jeni përgjegjës për të ardhmen tuaj. Këto nuk janë zgjedhje, as nuk është diçka e lidhur me politikën, porositi dje nga Shkupi përfaqësuesja e lartë për polititë të jashtme dhe siguri të BE-së Federika Mogerini.
Porosi për bashkim të të gjithë faktorëve shoqëror dërgojnë edhe përfaqësuesit e lartë amerikanë, të cilët veçmë e vizituan Maqedoninë.
Vendi është para mundësisë historike që të vazhdojë të hapërojë në rrugën drejt integrimit të tërësishëm në NATO dhe BE dhe tani është koha që të gjithë banorët e Maqedonisë ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike dhe të jenë përgjegjës të votojnë për këtë mundësi historike, porosisin ata.
“U japim përkrahje të madhe, por përfundimisht ky është vendimi të cilin vetëm banorët e Maqedonisë mund ta sjellin për veten. Amerika ka interesim për Ballkanin Perëndimor dhe angazhohet për stabilitet dhe prosperitet të këtij rajoni të rëndësishëm”, deklaroi dje në Shkup ndihmës sekretari shtetëror amerikan për çështje evropiane dhe euroaziatike Ues Miçell, pas takimit me shefin e Diplomacisë Nikolla Dimitrov.
Tani është momenti kur të gjithë duhet të qëndrojnë në anën e njëjtë, në anën e interesit afatgjatë të Maqedonisë. Nëse nuk ka sukses këtë herë druaj se ky është shansi i fundit, porosit edhe eurodeputeti i Sllovenisë dhe raportues për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, Ivo Vajgëll në intervistë për MIA-n.
“E përcjell fushatën, mendoj se është nga ana e të gjithëve që angazhohen për mbështetje të referendumit, për ata që e mbështesin hyrjen e Maqedonisë në BE dhe NATO, se është fushata korrekte, se është në pajtim me rregullat që vlejnë në BE dhe se shkon në drejtim të përforcimit të ndërgjegjes, njerëzit vetë të vendosin për të ardhmen e shtetit të tyre. Sa i përket palës tjetër, ata që janë kundër Marrëveshjes, mendoj se ka mjaft qëndrime jotransparente, mjaft lojëra politike ka në të. E kam lexuar kumtesën e fundit të VMRO-DPMNE-së. Për dallim nga PE-ja, anëtarë të së cilës janë edhe ata, VMRO-ja edhe më tutje insiston në qëndrim negativ dhe mendoj se kjo, për perspektivën dhe rolin e VMRO-së në politikën e Maqedonisë nuk është mirë”, thotë Vajgëll.
Përkrahësit e referendumit “për” në vend në takimet dhe tribunat me qytetarët potencojnë se patriotizëm i vërtetë është të shfrytëzohet shansi dhe të përcaktohet e ardhmja e ndritshme për gjeneratat dhe shtetin.
“Të jemi krah për krah me vendet e zhvilluara të BE-së dhe NATO-s sepse atje takojmë dhe presim të zhvillohemi si vend demokratik me ekonomi përparuese, me shkallë të lartë të punësimit të të rinjve dhe me atë që do të thotë e ardhme më e ndritshme dhe me perspektivë për qytetarët e Republikës së Maqedonisë”, deklaroi nënkryetarja e Kuvendit, Frosina Remenski në takim me banorët e Llozovës.
Qytetarët e Maqedonisë do ta shfrytëzojnë mundësinë e madhe historike në referendumin e ardhshëm dhe të ardhmen e shtetit do ta zgjidhin ata të cilët do të marrin pjesë në referendumin, të bindur se janë aleatë të koalicionit
Përkrahësit e referendumit “për” në vend në takimet dhe tribunat me qytetarët potencojnë se patriotizëm i vërtetë është të shfrytëzohet shansi dhe të përcaktohet e ardhmja e ndritshme për gjeneratat dhe shtetin.
“Të jemi krah për krah me vendet e zhvilluara të BE-së dhe NATO-s sepse atje takojmë dhe presim të zhvillohemi si vend demokratik me ekonomi përparuese, me shkallë të lartë të punësimit të të rinjve dhe me atë që do të thotë e ardhme më e ndritshme dhe me perspektivë për qytetarët e Republikës së Maqedonisë”, deklaroi nënkryetarja e Kuvendit, Frosina Remenski në takim me banorët e Llozovës.
Qytetarët e Maqedonisë do ta shfrytëzojnë mundësinë e madhe historike në referendumin e ardhshëm dhe të ardhmen e shtetit do ta zgjidhin ata të cilët do të marrin pjesë në referendumin, të bindur se janë aleatë të koalicionit “Dil për Maqedoni Evropiane”.
. (MIA)