• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Maqedonia përzgjedh mes (vetë) izolimit dhe të ardhmes euroatlantike

September 14, 2018
in BALLINA, LAJME
Maqedonia përzgjedh mes (vetë) izolimit dhe të ardhmes euroatlantike
Share on FacebookShare on Twitter

Gjithsej 63,6 për qind e qytetarëve të Maqedonisë do të marrin pjesë në referendumin e ardhshëm, ndërsa 67,3 për qind janë për anëtarësim në BE dhe NATO me pranimin e Marrëveshjes së Prespës, tregon hulumtimi i mendimit publik që e zbatoi  Instituti Ndërkombëtar për studime  ballkanike dhe të Lindjes së Afërt (IFIMES) nga Lubjana.

Sipas anketës së zbatuar nga data 1 deri më 10 shtator të këtij viti ndaj 1.218 të anketuarve në të gjitha gjashtë njësitë zgjedhore,  në referendum nuk do të dalin 17,4 për qind e qytetarëve, përderisa 16,4 për qind  nuk janë për anëtarësim në BE dhe NATO me pranimin e Marrëveshjes me Greqinë.

Nga të anketuarit, 86,7 për qind konsiderojnë se qytetarët e Maqedonisë pavarësisht dallimeve etnike dhe politike, duhet të tregojnë unitet  kur është në pyetje anëtarësimi me të drejtë të plotë në BE dhe NATO, derisa 79,8 për qind mendojnë se integrimi euroatlantik është orientim i drejtë strategjik i shtetit.

Përqindja më e madhe e të anketuarve, 74,2 për qind e kanë vlerësuar negativisht punën e presidentit të shtetit Gjorge Ivanov, pozitivisht janë prononcuar 9,4 për qind, ndërsa  qëndrim për këtë çështje nuk kanë 16,4 për qind.

Përqindje e lartë prej 79,2 e të anketuarve konsiderojnë se PSP nën udhëheqësi të Katica Janevës e kryen punën mirë, 14,4 për qind kanë mendim të kundërt, derisa 6,4 për qind nuk kanë qëndrim.

Hulumtimi i mendimit publik  është pjesë e analizës për ngjarjet aktuale në Maqedoni që IFIMES e titulloi: “Maqedonia përzgjedh mes (vetë)izolimit dhe të ardhmes euroatlantike?”. Analiza së pari përkujton në lidhjen e Marrëveshjes së Prespës, pastaj kthehet në historinë  e shtetësisë së Maqedonisë, ndërsa kapitull të veçantë përkushton në përkrahjen e bashkësisë ndërkombëtare për referendumin, duke e quajtur “deri tani të paparë në rajon”. (MIA)

Next Post
Marrja e letërnjoftimeve për pengesë të votimit

Marrja e letërnjoftimeve për pengesë të votimit

BB miratoi borxh prej 33,4 milionë dollarëve për zhvillimin e shërbimeve sociale dhe zhvillimit të hershëm të fëmijëve në R.M.

BB miratoi borxh prej 33,4 milionë dollarëve për zhvillimin e shërbimeve sociale dhe zhvillimit të hershëm të fëmijëve në R.M.

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom