• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Fejsbuku është i gatshëm të pengojë manipulime zgjedhore në të ardhmen

September 14, 2018
in BALLINA
Fejsbuku është i gatshëm të pengojë manipulime zgjedhore në të ardhmen
Share on FacebookShare on Twitter

Themeluesi i Fejsbukut Mark Zakerberg deklaroi se kompania gjigante është mirë e përgatitur që të ballafaqohet me manipulime politike, të cilat do të ndikonin ndaj rezultatit në zgjedhjet e nëntorit për Kongresin e SHBA-së.

Zakerberg u kritikua nga ana e Partisë Demokratike të SHBA-së se Fejsbuku i ka lejuar një kompanie nga Britania, e cila ka punuar për fushatën e Donald Trampit, të shfrytëzojë të dhëna analitike, që Fejsbuku i mbledh nga shfrytëzuesit e vet. Demokratët po ashtu e kanë kritikuar Fejsbukun se nuk e ka penguar publikimin e të ashtuquajturave lajme të rreme nga burime, të cilat sipas tyre, kanë ndikuar që Tramp ta fitojë Hilari Klintonin në zgjedhjet presidenciale.

“Sot Fejsbuku është më mirë i përgatitur për sulme të tilla. Veçmë kemi identifikuar dhe kemi fshirë profile të rrejshme në prag të zgjedhjeve në Francë, Gjermani, Alabama, Meksikë dhe Brazil”, thotë Zakerberg në koment të publikuar në Fejsbuk.

Kompania ka zbuluar se krahas grupeve ruse për publikimin e propagandës politike, ka ekzistuar edhe një organizatë në Iran, e cila në mënyrë të ngjashme ka tentuar të ndikojë në rezultatet politike në SHBA, Britani dhe nëpër Lindjen e Afërt.

“Deri tani kemi fshirë mbi një miliardë profile të rreme. Në shumicën e rasteve i fshijmë vetëm disa minuta pasi të bëhen”, thotë Zakerberg.

Kompania po ashtu planifikon vendosjen e kontrollit të vërtetësisë së postimeve, me çka mund të fshihen komente të cilat do të përmbajnë gënjeshtra dhe manipulime.

Next Post
Maqedonia përzgjedh mes (vetë) izolimit dhe të ardhmes euroatlantike

Maqedonia përzgjedh mes (vetë) izolimit dhe të ardhmes euroatlantike

Marrja e letërnjoftimeve për pengesë të votimit

Marrja e letërnjoftimeve për pengesë të votimit

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom