• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Aliti: Nëse duam në BE duhet të lirohemi nga të fuqishmit!

July 20, 2018
in BALLINA, LAJME
Aliti: Nëse duam në BE duhet të lirohemi nga të fuqishmit!
Share on FacebookShare on Twitter

Shefki Aliti, nënkryetar i Asociacionit për xehetari pranë Oda ekonomike e Maqedonisë në konferencën “Perspektiva të Maqedonisë: Si deri në Evropë?”, në organizim të CIVILit dhe MCMS, fliste për biznes klimën në shtet, sfidat të cilat na presin në periudhën e ardhshme deri në negociatat qasëse, si dhe për kushtet të cilat Maqedonia duhet t’i plotësoj që të bëhet pjesë e familjes evropiane.

“Nëse ajo është dëshira më e madhe në Maqedoni, ajo është për ne afaristët, që të jemi Evropianë. Megjithatë, rruga është shumë e rëndë. Ishte shumë e rëndë. Unë do të rikthehem në vitet 1992-1993 kur para syve të mi i njohuri Todor Petrov i renditi kamionët në Gjevgjeli edhe e mbylli kufirin me Greqinë. Ajo ndodhi para syve të mi. Dhe prej atëherë ne i prishëm raportet me Greqinë, fqinjin tonë.

Për t’i zgjidhur ne këta probleme duhet realisht t’i perceptojmë nevojat e biznesit. T’i perceptojmë nevojat e investitorëve të huaj të vijnë këtu, sepse ata u humbën. Domethënë 3-4 vitet e fundit zonat ekonomike na mbetën pa fabrika. Më tepër nuk ndërtojmë fabrika, e njëjta ndodh edhe në Shqipëri. Ndoshta kemi shumë ngjashmëri dhe na ndodhin të njëjtat punë. Domethënë kemi shumë vështirësi në lidhje me biznesin.

Që të hyjmë në BE ne duhet të kemi autostradë kah Bullgarisë, të cilën nuk e kemi, të kemi autostradë kah Qafëthana, dhe jo kah Ohri. Kosova e solli autostradën deri në kufi, ndërsa ne nuk mundemi të bëjmë 12 kilometra tani më 5-6 vite. Ne me vite heshtim dhe çka bëjmë? Edhe më keq… e fshehim projektin të cilin e përgatiti Granit në nivel të projektit realizues me gjeologji, me gjithçka dhe themi nuk kemi projekt. Ndërsa u paguan 10 milionë denarë prej para 10 viteve. Domethënë, pa këta rrugë nuk mund të hymë në Evropë.

Më tej, ne kemi vështirësi të tmerrshme me administratën. Pa sistem të mirë të sporteleve nuk ka investime të huaja.

Nëse dëshirojmë të shkojmë në Evropë duhet të lirohemi nga të fuqishmit si Todor Petrov, të fuqishmit të cilët e organizuan Sopotin, Monstrën, Lagjën e trimave, Brodecin dhe ashtu me radhë… Ata të fuqishëm janë akoma prezent”, theksoi në fjalimin e tij Aliti.

Konferenca është pjesë e projektit “Media të lira për shoqëri të lirë” të cilin Civili e zbaton me mbështetje të Ministrisë Federale për Punë të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë

Tags: civilEUkonferencëMaqedoniNATOperspektivaShefki Aliti
Next Post
Dauti: Anëtarësimi i Maqedonisë në BE do të kontribuoj për stabilitetin e Evropës

Dauti: Anëtarësimi i Maqedonisë në BE do të kontribuoj për stabilitetin e Evropës

Dita Botërore e Popullsisë

Dita Botërore e Popullsisë

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom