Në Gjykatën penale sot vazhdon gjykimi i të akuzuarve për tentim për vrasje të deputetit ZIadin Sela, që ka ndodhur më 27 prill vitin e kaluar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.
Në seancën paraprake më 18 prill kanë dëshmuar Aleksandar Stojkoski, ish deputet, ndërsa tani drejtor i Klinikës për radiologji në Shkup, dhe gazetari Goran Tërpenovski. Seanca atëherë është ndërprerë përkohësisht pasi u asfiksua Nikolla Vojnevski, njëri nga dhjetë të akuzuarit në këtë lëndë.
Për tentimin për vrasje të Ziadin Selës më 27 prill vitin e kaluar janë akuzuar Kire dhe Ceo Gjeorgjievski, Oliver Oshavkovski, Sasha Cenkov, Nikollçe Dimitrievski, Aleksandar Janevski-Toshta, Andrej Micov, Nikolla Vojminovski, Kosta Delov dhe Stojan Pavlovski-Kobra.
Të akuzuarit për tentim vrasje të deputetit Zijadin Sela në seancat paraprake u prononcuan të pafajshëm.
Burimi: MIA
Përmbajtjet që i merr Civili nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.