Në Gjykatën Penale për sot është caktuar seancë e re për lëndën e PSP-së “Tank”, që ka të bëjë me furnizimin e mercedesit luksoz prej 600 mijë eurove.
Mbrojtja për sot duhet t’i sigurojë të dy dëshmitarët Dejan Mitrevski – Urko dhe Zoran Vasilevski të cilët nuk erdhën në Gjykatë në seancën paraprake, ndërsa do të lexohet edhe rezultati nga dy ekspertë.
Në seancën pararake të mbajtur para dy ditëve dëshmuan tetë dëshmitarë të propozuar nga mbrojtja, të cilët theksuan se furnizimi i “mercedesit” të ri ka qenë i patjetërsueshëm, sepse automjeti i vjetër shpesh është prishur dhe nuk ka qenë i sigurt për transport të personaliteteve “vip”.
Për lëndën e PSP-së, “Tank”, janë të akuzuar ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe ish-ndihmësministri në MPB Gjoko Popovski. Para dy seancave Gjykata mori vendim ta ndajë procedurën për Jankulloskën për shkak të “shtatzënisë së rrezikshme”.
Burimi: MIA
Përmbajtjet që i merr Civili nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.