Në Gjykatën Penale për sot është caktuar seancë e re për lëndën e PSP-së “Toplik” në të cilën janë të dyshuar ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe pesë persona të tjerë për shitje të parcelës ndërtimore në Sopishte të Shkupit.
Janakieski, si person udhëheqës në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, në kundërshtim me Ligjin për furnizime publike ka formuar Komision për ankande publike të cilit i ka urdhëruar të zgjedhë ofertues për blerje dhe disponim me tokë ndërtimore për ndërtimin e kompleksit elitar “Qyteti i diellit” në Sopishte”, edhe pse firma nuk i ka përmbushur kushtet për këtë.
Nga dëshmitë, sipas PSP-së, del se për shkak të prishjes së marrëveshjes me faj të Ministrisë, ajo është obliguar që në shumë prej një milion euro t’i paguajë borxh dhe kamatëvonesë personit juridik “San siti”.