Kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi për sot në mesditë e caktoi vazhdimin e seancës së 32-të në të cilën në rend dite është edhe Ligji për përdorimin e gjuhëve, për të cilin VMRO-DPMNE opozitare ka parashtruar 35.000 amendamente.
Deri më tani nuk ka informata nëse deputetët do të diskutojnë për amendamentet dhe se si do të tejkalohet kjo situatë e cila mund të shkaktojë bllokadë të Parlamentit ose ato do të tejkalohen dhe do të diskutohet për pikat e tjera të rendit të ditës së kësaj seance, lajmëron MIA.
Nëse vjen në ndonjë diskutim pas kësaj pike mund të pritet që në seancë të marrin pjesë edhe deputetët e VMRO-DPMNE opozitare, të cilët paralajmëruan pjesëmarrje për amendamentet.
Ligji për përdorimin e gjuhëve ishte temë edhe në takimin javor mes kryeministrit Zoran Zaev dhe liderit të BMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
Kryeministri theksoi se në lidhje me ligjin për përdorimin e gjuhëve janë larg nga pozicionet.
” Propozimi që të formohet grup punues i cili me ekspert ëkushtetues do të interpretonte kushtetutshmërinë e vetë ligjit është e papranueshme. Së pari nga shkaqe parimore dhe pragmatike, e ajo është sepse ekziston Gjykatë Kushtetuese në RM dhe nëse diçka është jokushtetuese atë duhet ta dëshmojë Gjykata Kushtetuese. Parlamenti i voton ligjet, presidenti e shfrytëzoi të drejtën e tij të vetos dhe e ktheu mbrapa ligjin. Dhe me të vërtetë kjo zgjidhje ligjore është e drejtë e pamundësuar për bashkësitë më të vogla etnike prandaj duhet të mundësohet e pastaj ekziston Gjykata Kushtetuese nëse me të vërtetë vërtetojnë se është jokushtetuese. Për ne ligji është kushtetues dhe absolutisht nuk duhet ta sjellim Parlamentin në situatë ta interpretojë kushtetutshmërinë ose jokushtetutshmërinë”, theksoi Zaev.
Për ligjin për përdorimin e gjuhëve, kryetari i VMRO-DPMNE-së e përsëritë qëndrimin e partisë se ai është jokushtetues dhe i papranueshëm dhe se duhet të respektohet Rregullorja dhe ligjet.
Në rend dite të seancës së 32-të, mes tjerash, janë edhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për lëndë të para minerale dhe të Ligjit për tokë bujqësore, të dyja pas procedurës së shkurtuar propozues të së cilave janë deputetë nga shumica qeveritare. Deputetët duhet t’i sjellin edhe ndryshimet e ligjeve për paga dhe kompensime të tjera të deputetëve dhe personave të tjerë të zgjedhur dhe emëruar, ndërsa duhet të votojë edhe për plane financiare për 2018, propozim – vendime dhe raporte vjetore.
Për nesër është caktuar edhe vazhdimi i seancës së 11-të në të cilën kanë ngelur një pikë e rendit të ditës edhe atë ndryshime në Ligjin për mbrojtje nga pirja e duhanit.
Burimi: MIA
Përmbajtjet që i merr Civili nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.