• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Ligji për gjuhët para deputetëve, enigmatik epilogu për amendamentet

March 6, 2018
in BALLINA, LAJME, POLITIKË
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi për sot në mesditë e caktoi vazhdimin e seancës së 32-të në të cilën në rend dite është edhe Ligji për përdorimin e gjuhëve, për të cilin VMRO-DPMNE opozitare ka parashtruar 35.000 amendamente.

Deri më tani nuk ka informata nëse deputetët do të diskutojnë për amendamentet dhe se si do të tejkalohet kjo situatë e cila mund të shkaktojë bllokadë të Parlamentit ose ato do të tejkalohen dhe do të  diskutohet për pikat e tjera të rendit të ditës së kësaj seance, lajmëron MIA.

Nëse vjen në ndonjë diskutim pas kësaj pike mund të pritet që në seancë të marrin pjesë edhe deputetët e VMRO-DPMNE opozitare, të cilët paralajmëruan pjesëmarrje për amendamentet.

Ligji për përdorimin e gjuhëve ishte temë edhe në takimin javor mes kryeministrit Zoran Zaev dhe liderit të BMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Kryeministri theksoi se në lidhje me ligjin për përdorimin e gjuhëve janë larg nga pozicionet.

” Propozimi që të formohet grup punues i cili me ekspert ëkushtetues do të interpretonte  kushtetutshmërinë e vetë ligjit  është e papranueshme. Së pari nga shkaqe parimore dhe pragmatike, e ajo është sepse ekziston Gjykatë Kushtetuese në RM dhe nëse diçka është jokushtetuese atë duhet ta dëshmojë Gjykata Kushtetuese. Parlamenti i voton ligjet, presidenti e shfrytëzoi të drejtën e tij të vetos dhe e ktheu mbrapa ligjin. Dhe me të vërtetë kjo zgjidhje ligjore është e  drejtë e pamundësuar për bashkësitë më të vogla etnike prandaj duhet të mundësohet e pastaj  ekziston Gjykata Kushtetuese nëse me të vërtetë vërtetojnë se është jokushtetuese. Për ne ligji është kushtetues dhe absolutisht nuk duhet ta sjellim Parlamentin në situatë  ta interpretojë kushtetutshmërinë ose jokushtetutshmërinë”, theksoi Zaev.

Për ligjin për përdorimin e gjuhëve, kryetari i VMRO-DPMNE-së e përsëritë qëndrimin e partisë se ai është jokushtetues dhe i papranueshëm dhe se duhet të respektohet Rregullorja dhe ligjet.

Në rend dite të seancës së 32-të, mes tjerash, janë edhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për lëndë të para minerale dhe të Ligjit për tokë bujqësore, të dyja pas procedurës së shkurtuar propozues të së cilave janë deputetë nga shumica qeveritare. Deputetët duhet t’i sjellin edhe ndryshimet e ligjeve për paga dhe kompensime të tjera të deputetëve dhe personave të tjerë të zgjedhur dhe emëruar, ndërsa duhet të votojë edhe për plane financiare për 2018, propozim – vendime dhe raporte vjetore.

Për nesër është caktuar edhe  vazhdimi  i seancës së 11-të në të cilën kanë ngelur një pikë e rendit të ditës edhe atë ndryshime në Ligjin për mbrojtje nga pirja e duhanit.

Burimi: MIA

Përmbajtjet  që i merr Civili  nga burime tjera nuk i nënshtrohen  licencës Creative Commons 1.0,  e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

 

Tags: KuvendseancëTalat Xhaferi
Next Post
Po intensifikohen negociatat, Koxias vjen në Shkup

Optimizëm dhe përmbajtje në Athinë dhe Shkup

Malta e zvogëloi moshën në të cilën qytetarët e fitojnë të drejtën e votës

Malta e zvogëloi moshën në të cilën qytetarët e fitojnë të drejtën e votës

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom