• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Mediat on-lajn më joprofesionale, KEMM vendos rregulla të veçanta

March 5, 2018
in BALLINA, LAJME
Mediat on-lajn më joprofesionale, KEMM vendos rregulla të veçanta
Share on FacebookShare on Twitter

Standartet etike dhe profesionale të gazetarisë në Maqedoni më së shumti shkelen nga mediat on-lajn (79 për qind), ndërsa pastaj nga televizionet (12,6) dhe nga gazetat e shtypit dhe javoret (tetë për qind), tregojnë numri dhe lloji i ankesave të dërguara deri te Komisioni  për ankesa pranë Këshillit për etikë në mediat e Maqedonisë (KEMM) tre vitet e fundit.

Nga gjithsej 214 ankesa të parashtruara deri te Komisioni në periudhën e vitit 2014-2017, numri më i madh janë nga organizatat e sektorit civil (27,5 për qind), nga mediat dhe gazetarët (25,7), nga bartësit e funksioneve publike, institucioneve dhe partive politike (23,8) dhe nga subjekte të tjera (22,9).

Në 175 raste Komisioni ka konfirmuar shkelje të Kodeksit të gazetarëve dhe ka përcaktuar sanksion moral, 28  ankesa ishin të pabaza ose jashtë kompetencës së Komisionit, ndërsa 11 ishin zgjedhur nëpërmjet rrugës së ndërhyrjes.

Për KEMM, ashtu siç kumtoi, është më shqetësues fakti që pjesa më e madhe e shkeljeve kanë të bëjnë  me rregullat bazë të gazetarisë etike: publikim i informatave të sakta, të verifikuara dhe gjithëpërfshirëse dhe kufizimi i fakteve nga mendimi i gazetarit.

“Veçanërisht shqetësuese është edhe ajo që 49 ose 28,8 për qind e numrit të tërësishëm të ankesave kanë të bëjnë me mediat të cilat  në opinion kanë përhapur gjuhë të urrejtjes, kanë përdorur deklarata diskriminuese ose kanë nxitur stereotipe dhe në këtë mënyrë u kanë shkaktuar dëm serioz pjesëtarëve të grupeve të ndara”, citon KEMM.

Sipas Këshillit, publiku i cili informohet kryesisht nga on-lajn portalet ose nga media të tjera të cilat nuk i respektojnë rregullat e gazetarisë etike, bëhet objekt i lehtë i manipulimit për shkak të numrit të madh të informatave të fabrikuara ose gjysmë të vërteta. Efekti i manipulimit me mendimin publik ende më shumë rritet  me atë që  keqinformatat e tilla  dhe  tregimet e fabrikuara pastaj ndahen dhe komentohen në rrjetet publike.

“Duke e pasur parasysh fuqinë e madhe manipuluese të keqinformimit dhe të lajmeve të rrejshme dhe të fabrikuara që përhapen nën maskën  e “gazetarisë serioze”, KEMM në drejtim të afirmimit më të madh të vetë rregullimit, solli rregulla të veçanta për portalet e internetit  (http://semm.mk/sovet-za-etika-4/pravila-za-chlenstvo) të cilat janë anëtarë  ose të cilat duan të kenë qasje ndaj KEMM”, thuhen në kumtesë.

Por, përveç sjelljes së këtyre rregullave, KEMM u bën thirrje të gjitha mediave të punojnë me integritet profesional dhe të mundohen për zbatim konsekuent të parimeve bazë të gazetarisë etike.

Tags: KEMMmediamedia online
Next Post
“Katimerini”: Është arritur marrëveshje për emrin, shtrirja e përdorimit dhe akronimeve

"Katimerini": Është arritur marrëveshje për emrin, shtrirja e përdorimit dhe akronimeve

Ligji për gjuhët para deputetëve, enigmatik epilogu për amendamentet

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom