Ministri shtetëror për Evropën në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Mihael Rot ju porositi Maqedonisë dhe Greqisë që të mos vendosin vija të kuqe dhe të bëjnë gjithçka për të zgjidhur çështjen e emrit, duke paralajmëruar rrezikun nga lëshimi i kësaj mundësie.
“Kryesisht jam shumë i kënaqur nga gjestet në kuadër të masave për ndërtim të besimit ndaj vendit, për të cilin veçanërisht jam i shqetësuar, Greqinë. Kontestin me emrin, të cilin njëherë e quajta provokues dhe të cilin përveç Athinës dhe Shkupit, askush nuk e kupton, duhet të zgjidhet. Keni dhënë kontribut të madh, diçka që nuk arritën ta bëjnë qeveritë e mëparshme. Dhe ju lutem këtë që do ua them nuk dua të tingëllojë tronditëse. Në përputhje me përvojën time të deritanishme politike ju them: Mos vendosni vija të kuqe! Uluni bashkë dhe bisedoni!”, porositi Rot në debatin në Fondacionin “Fridrih Ebert” në Berlin.
Në debatin me temë ” Nga sfida në perspektivë: Reformat demokratike dhe integrimi Euroatlantik i Maqedonisë”, folës kryesor ishte kryeministri Zoran Zaev, ndërsa pjesëmarrës ishte edhe Kurt Bek, kryetar i fondacionit.
Rot paralajmëroi se ekziston mundësi për mbyllje të “dritares së mundësive, e cila aktualisht është e hapur”.
“Kombet e Bashkuara janë të aftë për të udhëhequr këtë proces, me mbështetjen tuaj konstruktive dhe me mbështetjen e Qeverisë së Greqisë, për integrim të suksesshëm. Tani dritarja e mundësive është e hapur, por së shpejti do të mbyllet”, deklaroi Rot duhet shprehur gatishmërinë e Qeverisë së Gjermanisë të ndihmojë nëse ka nevojë.
Burimi: MIA
Përmbajtjet që i merr Civili nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.