CIVIL – Qendra për Liri me vëmendje i ndjek ngjarjet dhe proceset lidhur me procesin zgjedhor në Republikën e Maqedonisë, dhe rregullisht e informon opinionin për gjetjet, analizat dhe qëndrimet përmes platformës mediatike të organizatës. Civili e vëzhgon gjendjen shoqërore-politike në përgjithësi dhe në kontekstin e zgjedhjeve vendore nga janari 2017, me mbi 20 vëzhgues mobil të radhitur nëpër gjithë vendin.
Civili do të prezantojë raport nga puna e vet gjatë procesit zgjedhor në Republikën e Maqedonisë, mmë 10 tetor (e martë), në hotelin City Park, me fillim në ora 12. Ngjarja është e hapur për mediat, por edhe për të gjithë qytetare(ë)t e interesuar dhe përfaqësuesit e institucioneve relevante, partive politike dhe organizatave.
Pas shpalljes së zgjedhjeve lokale më 6 gusht, Civili e intensifikoi monitorimin në kontekstin zgjedhor dhe e rriti numrin e vëzhguesve dhe e thelloi bashkëpunimin me gazetaret dhe gazetarët qytetarë. Ndërkohë, më 15 qershor fillon implementimi i projektit Media të lira për shoqëri të lirë, kushtuar forcimit të lirisë së shprehjes dhe lirive të mediave, dhe pjesëmarrjes qytetare në ndërtimin e shoqërisë së lirë. Projektin e financon Ministria për Punë të Jashtme, e Republikës Federale e Gjermanisë.
Projekti Objektivi qytetar e filloi vitin e tretë të ekzistencës, më 1 tetor, i kushtuar promovimit të proceseve transparente dhe përgjegjëse, përmes pjesëmarrjes qytetare dhe përqendrimit të posaçëm ndaj gazetarisë qytetare. Fondacioni nacional për demokraci ( National Endowment for Democracy) e financon këtë projekt nga viti 2015.
Monitorimi zgjedhor i Civilit mundësohet përmes projekteve afatgjate të lartpërmendura, dhe me grante specifike nga Programi për pjesëmarrje qytetare të USAID dhe nga Ambasada e Zvicrës.
Vëzhgimi i Civilit është aktivitet kompleks, afatgjatë programor. Në monitorimin e Civilit është i kyçur edhe ekipi i hulumtuesve, analistëve dhe redaksia gazetare në Shkup. Organizata zbaton vëzhgim zgjedhor nga aspekti i mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut, sidomos në aspektin e të drejtës votuese, sipas metodologjive unike, komplementare të vëzhgimit dhe të misioneve tjera vendore dhe të huaja.