Komisioni Shtetëror Zgjedhor njëzëri mori vendim për ta miratuar raportin e kontrolleve të kryqëzuara dhe analizave statistikore të Listës Zgjedhore, sipas të cilit 316.000 votues janë të kontestueshëm, të dyshimtë apo joekzistues.
Përgjatë vitit të kaluar flitej për metodologji më të ndryshme, sipas të cilave duhet të pastrohet Lista Zgjedhore, nga propozimet ajo të bëhet nëpërmjet një regjistrimi aktiv të votuesve, kryqëzim të të dhënave nga 10 baza të dhënash, e kjo duket e domosdoshme sidomos tani, kur rezultatet e kontrollit të kryqëzuar janë frapante dhe paraqesin befasi të pakëndshme për gjithë opinionin publik. Raporti i KShZ-së për Listën Zgjedhore i tejkaloi edhe vlerësimet për të paktën 120.000 votues të kontestueshëm në Listën Zgjedhore, për ç’gjë CIVIL-i ka folur para më shumë se dy vitesh.
Nga vetë fillimi ekzistonte opcioni për kontroll të tërësishëm në terren të Listës Zgjedhore, për çka angazhohej opozita, që në fund për këtë proces të merret vendim të zbatohet kontroll në terren vetëm të një të tretës së votuesve të kontestueshëm në Listën zgjedhore, gjegjësisht vetëm për 110.440 votues të kontestueshëm. Sipas vendimit të KShZ-së, kontroll administrativ do të ketë edhe për 62.837 votu
s, pastaj në terren do të shqyrtohen, po qe se konstatohet se ka nevojë për këtë. Kontroll administrativ do të ketë edhe për disa kategori të tjera, siç janë 35.859 votues që janë të vdekur. KShZ-ja vendosi të mos bëhet kontroll për 124.027 votues që nuk janë në bazën e të dhënave në nëntë muajt e fundit, e të cilët me gjasë janë jashtë shtetit.
Përkundër impulsit fillestar me të cilin KShZ-ja i arsyetoi shpresat se, përfundimisht, po punohet për pastrim të njëmendtë të Listës Zgjedhore, me vendimin që në terren të kontrollohen vetëm një e treta e votuesve të kontestueshëm po hidhet një hije e re në këtë proces.
Me vendimin e fundit të KShZ-së për kontroll të pjesërishëm në terren me përmasa të vogla lë dyshim se janë shpëtuar një pjesë e votuesve fiktivë për të cilët CIVIL-i zëshëm flet qe disa vjet. Për këtë, KShZ-ja duhet ta rishqyrtojë dhe të marrë vendim që do të rikthejë besimin në atë që e bën ky institucion.
CIVIL-i edhe një herë thekson dhe kërkon nga shteti të sigurojë respektim maksimal të së drejtës së votës për qytetaret e qytetarët, ashtu si edhe të sigurojë besim maksimal në procesin zgjedhor. Shteti ka obligim t’i sigurojë të gjitha kushtet për zgjedhje të lira përmes institucioneve të veta. Besimi në Listën Zgjedhore pa dyshim që është kyç!
Shteti duhet t’i mbulojë shpenzimet për kontroll në terren dhe të sigurojë kushte për të siguruar kushte për të gjitha palët e kyçur për ta monitoruar atë proces.
Kërkojmë nga
eKomisioni Shtetëror Zgjedhor të veprojë profesionalisht maksimalisht dhe t’u jepet përparësi ekspertizave. Gjithashtu, shpresojmë se KShZ-ja do të vërë komunikim më të rregullt me organizatat dhe shoqërinë civile, që tashmë qe një kohë të gjatë janë të kyçura në monitorimin e proceseve zgjedhore dhe që mund të ofrojnë ekspertiza e një tip tjetër përkrahje të procesit.
KShZ-ja duhet patjetër të bëjë kontroll të atillë në terren që do të kishte siguruar besim prej të gjitha palëve të kyçura, po më së shumti te qytetaret e qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Kërkojmë kontroll të saktë, pa pardon e pa kërcënim të asfartë!