“Vëzhgojmë” është një projekt për vëzhgimin e zgjedhjeve. CIVIL – Qendra për Liri do të sigurojë vëzhgimin gjithpërfshirës, jo-partiak, tërësisht objektiv dhe neutral dhe të zbulojë informacion mbi zhvillimin e zgjedhjeve, si dhe për politikat dhe praktikat në kuadër të proceseve politike dhe shoqërore, trendet dhe ngjarjet në kontekst të zgjedhjeve.
“Vëzhgojmë” është një projekt kompleks dhe shumëdimensional që përfshin analiza të vazhdueshme dhe publikim të gjetjeve gjatë procesit, mobilizim të vëzhguesve qytetarë të zgjedhjeve, si dhe edukim qytetar dhe ngritje të vetëdijes për të drejtat e votimit. Projekti përfshin prodhimin e një raporti final, analizë dhe rekomandime përfundimtare.
Projekti do të zbatohet në nivel kombëtar dhe lokal. Duke përdorur rrjetin ekzistues të anëtarëve dhe mbështetësve, CIVIL do të punojë nëpërmjet 14 qendrave rajonale të organizatës që do të mbulojnë të gjitha 84 komunat në vend. CIVIL ka ekipe rajonale në Shkup, Kumanovë, Veles, Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Ohër, Prilep, Manastir, Gjevgjeli, Strumicë, Shtip, Kavadar, Koçan.
Projekti do të angazhojë 50 vëzhgues afatshkurtër, 7 vëzhgues afatgjatë, një ekip mobil, ekspertë dhe analistë, si dhe do të bëjë trajnim të vëzhguesve qytetarë zgjedhorë.
“Vëzhgojmë” do të sigurojë një program dinamik për vëzhgimin e zgjedhjeve, produksion mediatik/të vetëdijësimit dhe edukim qytetar, të paktën një ditë përpara, gjatë ditës së zgjedhjeve dhe një ditë pas tyre. CIVIL do të prodhojë një raport dhe analizë gjithëpërfshirëse dhe dokument me rekomandime pas zgjedhjeve, si dhe raportet nga puna e tij në terren në baza ditore.
Projekti financohet pjesërisht nga Ambasada e Sh.B.A-ve në Shkup.