CIVIL-i do t’i ndajë çmimet e para për gazetarë qytetarë në kuadër të projektit “Objektiv qytetar” të shtunën, më 13 shkurt, në hotelin Siti Park, me fillim prej orës 12:00.
Materialet e arritura për muajin janar për garën “Ji gazetar qytetar!” i vlerësoi komisioni i CIVIL-it. Pesë punimet më të suksesshme të shtunën do të shpërblehen me vauçerë të vlershëm për furnizim me pajisje fotografike, videografike e kompjuterike.
Çmimi më i lartë në nivel mujor është vauçer në kundërvlerë denarësh prej 110 dollarë.
Në fund të vitit të kaluar CIVIL organizoi pesë seminare në të cilat ligjërues ishin 19 ekspertë, artistë e fotoreporterë me renome ndërkombëtare, kurse qenë pranuar mbi 130 aplikime për pjesëmarrje nga i gjithë vendi.
Në ceremoninë për ndarjen e çmimeve janë të ftuar të gjithë pjesëmarrësit e seminareve, ashtu si edhe ligjëruesit. Në ceremoni do të paraqiten projekte dhe punimet e gazetarëve qytetarë prej të cilave një pjesë është anonime. CIVIL-i i fton të gjithë qytetaret e qytetarët e interesuarit, si dhe pjesëtarët e shoqërisë qytetare dhe mediumet.