NAVIGUESI DEMOKRATIK është ngjarje publike e CIVIL-it, që do të mbahet sot në Tetovë, me fillim nga ora 13:30, në ambientet e OJQ-së “Më mirë për Tetovën”.
Udhëheqësit e komunitetit lokal, organizatat e shoqërisë civile, përfaqësuesit e partive politike dhe kandidatët e pavarur, institucionet, mediat dhe qytetarët e interesuar do të kenë mundësinë të japin disa mesazhe publike dhe një prezantim të projektit NAVIGUESI DEMOKRATIK – përgjigje strategjike ndaj dezinformimit dhe kërcënimeve hibride në vend, Ballkanin Perëndimor dhe Evropë.
Pas prezantimit, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të shkëmbejnë ide dhe përvoja, si dhe të forcojnë qëndrueshmërinë demokratike në pritje të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale. CIVIL inkurajon të gjithë aktorët shoqërorë dhe politikë, përmes dialogut të hapur dhe mirëkuptimit të ndërsjellë, të kontribuojnë në një proces zgjedhor demokratik dhe të drejtë dhe të krijojnë komunitete demokratike rezistente ndaj tendencave autoritare dhe kërcënimeve hibride me të cilat përballen shoqëritë demokratike sot.
Organizata njoftoi se takimi do të zgjasë një orë.
Ngjarja është pjesë e projektit Naviguesi Demokratik, i zbatuar nga CIVIL-i dhe i kushtohet luftimit të dezinformimit, propagandës dhe kërcënimeve hibride, duke përfshirë edhe në një kontekst zgjedhor. Projekti financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës Federale të Gjermanisë.
Ekipi i CIVIL-it për Komunikim


