• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home AKSION

Qendra për Analizë dhe Komunikim e CIVIL-it në Ditën e Zgjedhjeve: Konferenca për shtyp në kohë reale dhe komunikim intensiv me publikun

November 1, 2025
in AKSION, KUMTESA, LAJME, MONITORIM, ZGJEDHJE
Qendra për Analizë dhe Komunikim e CIVIL-it në Ditën e Zgjedhjeve: Konferenca për shtyp në kohë reale dhe komunikim intensiv me publikun
Share on FacebookShare on Twitter

Më 2 nëntor, duke filluar nga ora 7 e mëngjesit, do të fillojë punën Qendra për Analizë dhe Komunikim e CIVIL-it, me katër termine të planifikuara për konferenca për shtyp në kohë reale dhe me komunikim intensiv me publikun, mediat dhe të gjithë qytetaret dhe qytetarët e interesuar.

Gjatë gjithë ditës do të publikohen raporte nga terreni, si dhe video përmbajtje edukative dhe të tjera që rrjedhin nga projekti “Naviguesi Demokratik”, i cili përfaqëson përgjigje strategjike ndaj dezinformatave dhe kërcënimeve hibride, me fokus në procesin zgjedhor 2025. 

Konferencat për shtyp do të transmetohen drejtpërdrejt në faqen në Facebook dhe kanalin në YouTube të CIVIL-it, ndërsa raportet e rregullta do të publikohen në ueb-faqet CIVIL Media në maqedonisht dhe Drejt në shqip. Opinioni ndërkombëtar do të informohet përmes CIVIL Today në anglisht. Fjalimet video do të jenë në maqedonisht dhe shqip. 

Konferencat online për shtyp do të mbahen në ora 11:00, 14:00 dhe 17:00. Pas mbylljes së vendvotimeve, në ora 21:00 do të publikohen raporti dhe vlerësimi fillestar për ditën zgjedhore. Në ndërkohë, në platformën mediatike të CIVIL-it do të publikohen vazhdimisht raporte në maqedonisht, shqip dhe anglisht. 

CIVIL -ido të jetë i hapur për të gjitha informacionet që vijnë edhe nga palë të tjera të interesuara – organizata joqeveritare, misione monitorimi, qytetare dhe qytetarë, si dhe pjesëmarrësit në garën zgjedhore. Të gjitha raportet nga terreni që do t’i dërgojnë vëzhguesit e CIVIL-it, si dhe paraqitjet nga burime të jashtme, do t’i nënshtrohen verifikimit dhe kontrollit standard. 

Të gjitha mediat janë të mirëseardhura t’i marrin përmbajtjet e CIVIL-it, me lutjen që të citojnë burimin. CIVIL-i do të hapë edhe  lidhje Zoom për komunikim video me mediat në terminet e konferencave për shtyp, si dhe në termine të tjera, sipas kërkesës së redaksive. 

Të hënën në mesditë, CIVIL-i do të fillojë me publikimin e raporteve të plota, vlerësimeve dhe analizave të procesit zgjedhor. Përfaqësuesit e organizatës do të jenë në dispozicion të mediave për deklarata dhe intervista. Raportet do të përmbajnë të gjitha detajet, emrat e partive politike dhe institucioneve, si dhe të gjithë personat që janë pjesë e raporteve të monitorimit. Si gjithmonë, CIVIL-i do të publikojë edhe analiza dhe rekomandime që rrjedhin nga puna e organizatës. 

CIVIL – Qendra për Liri 

Next Post
CIVIL hap thirrje për vëzhgues afatshkurtër dhe afatgjatë për Zgjedhjet lokale 2025

Si të raportoni parregullsitë zgjedhore në CIVIL: Plotësoni formular, me anë të email-it, telefonatës ose mesazhit

Qendra për Analizë dhe Komunikim e CIVIL-it në Ditën e Zgjedhjeve: Konferenca për shtyp në kohë reale dhe komunikim intensiv me publikun

Qendra për Analizë dhe Komunikim e CIVIL-it filloi punën në Ditën e Zgjedhjeve: Konferenca për shtyp në kohë reale dhe komunikim intensiv me publikun

Please login to join discussion

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom