• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home AKSION

Konferencë e madhe ndërkombëtare për mbrojtjen e demokracisë dhe të drejtave të njeriut në Shkup: Agjenda e detajuar

December 10, 2024
in AKSION, BALLINA, DEMOKRACI, KUMTESA, LAJME, Shoqëri, TË DREJTAT E NJERIUT
Konferencë e madhe ndërkombëtare për mbrojtjen e demokracisë dhe të drejtave të njeriut në Shkup: Agjenda e detajuar
Share on FacebookShare on Twitter

CIVIL – Qendra për Liri (Maqedonia e Veriut) dhe MEDIA DIALOGUE  / Y4M WestfalIa e Veriut, Gjermani) shpalli agjendën e konferencës madhore ndërkombëtare MBROJTJA E DEMOKRACISË DHE TË DREJTAVE TË NJERIUT në gjuhën maqedonase dhe shqipe.

CIVIL lançoi faqen e internetit DefendingDemocracy si pjesë e gazetës online CivilMedia. Faqja e internetit u krijua me rastin e konferencës së madhe ndërkombëtare “Mbrojtja e demokracisë dhe të drejtave të njeriut në kushte të luftës, nacionalizmit dhe autoritarizmit” që do të mbahet në Shkup, më 11 dhe 12 dhjetor.

Platforma e re e internetit e CIVIL-it është në gjuhën angleze, me lidhje për të gjitha përmbajtjet në maqedonisht dhe shqip. Në dispozicion është rubrika e re ДЕМОКРАТИЈА (link) në gjuhën maqedonase, gjegjësisht DEMOKRACI (link) në shqip, e dedikuar posaçërisht për Konferencën, si dhe për të gjitha rezultatet që do të dalin nga kjo ngjarje e rëndësishme ndërkombëtare.

Konferenca përbëhet nga katër sesione, në të cilat marrin pjesë më shumë se 25 pjesëmarrës nga Maqedonia e Veriut, rajoni, Evropa dhe SHBA, si dhe një ekspozitë dhe stenda me botime të organizatës, e cila këtë vit shënon 25 VJET nga themelimi i saj.

Agjendën e kësaj ngjarjeje të rëndësishme e paraqesim në tërësi.

AGJENDA: Mbrojtja e demokracisë dhe e të drejtave të njeriut përballë luftës, nacionalizmit dhe autoritarizmit

11-12 dhjetor 2024, Shkup, Maqedonia e Veriut

Ngjarja  është pjesë e Javës së të Drejtave të Njeriut, nismë e Shtetit të Rhein-Vestfalisë së Veriut.

Dita e parë, 11 Dhjetor

10:00 (PUNËTORI) Mbrojtja e Demokracisë dhe të Drejtave të njeriut: Sfidat dhe perspektivat ( Rekomandime)

Dita e parë e konferencës është strukturuar për nxitје  të dialogut të hapur, rrjetëzimin dhe bashkëpunimin në një mjedis më joformal. Kjo punëtori e veçantë fton pjesëmarrësit e regjistruar  të përfshihen në thellësi me sfidat dhe perspektivat urgjente në mbrojtjen e demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Së bashku, pjesëmarrësit do të punojnë drejt hartimit të rekomandimeve të politikave vepruese, të cilat do të ndahen me publikun vendas dhe ndërkombëtar në përfundim të konferencës dhe do të përfshihen në rezultatet pas konferencës.

Kërkesat për regjistrim: Pjesëmarrja në këtë punëtori është fakultative. Për të siguruar vend, individët e interesuar inkurajohen të shprehin interesin e tyre deri më 6 dhjetor. Janë të disponueshme hapësira të kufizuara. Për informata shtesë për këtë punëtori, ju lutemi na kontaktoni në +389 2 5209 176 ose [email protected].

13:00 Takim me mediat

Takim me Shtypin

Takimi me Shtypin do të fokusohet në dy tema kryesore: agjendën dhe rëndësinë e kësaj konference në klimën aktuale socio-politike, dhe përvjetorin dhe ekspozitën historike, “25 Vjet CIVIL”, e cila tregon kontributet dhe ndikimin e rëndësishëm të CIVIL-it në promovimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut gjatë çerekshekullit të kaluar.

13:30 Takime/Rrjetëzime/ Intervista

Ky sesion ofron hapësirë të hapur, joformale, folës, të ftuar shtesë nga shoqëria civile dhe akademia ( deri 15 persona të ftuar shtesë), dhe përfaqësues të mediave të lidhen, shkëmbejnë dhe diskutojnë mundësi bashkëpunuese. Kjo është një mundësi unike që pjesëmarrësit të angazhohen me ekspertët dhe aktivistët kyç, të eksplorojnë partneritete potenciale dhe të zhyten ë thellë në temat për demokracinë, të drejtat e njeriut dhe lirinë e medias.

Gazetarët do të kenë mundësinë të realizojnë intervista, derisa pjesëmarrësit tjerë mund ta shfrytëzojnë këtë kohë që ti përforcojnë rrjetet profesionale dhe të ndajnë perspektivat në një ambient të relaksuar.

Dita e dytë, 12 Dhjetor

  • ANGAZHIMI Të gjithë pjesëmarrësit e konferencës ftohen të përfshihen aktivisht në diskutime, qoftë nga ulëset e tyre ose në hapësirën e caktuar për fjalime.
  • KORNIZA KOHORE Diskutimet në panele do të moderohen në mënyrë që çdo folës të ketë 5-7 minuta për vërejtjet kryesore, të ndjekura nga një diskutim i hapur. Çdo panel do të ndajë të paktën 15 minuta për pjesëmarrësit për ndërhyrje, komente ose pyetje 3-minutëshe.
  • AFATI KOHOR Pjesëmarrësve u kërkohet të respektojnë kohën e caktuar për të siguruar diskutim të qetë dhe gjithëpërfshirës.
  • GJUHA Gjuha e rekomanduar e punës në konferencës është anglishtja. Organizatorët ofrojnë përkthim simultan në gjuhët maqedonase, shqipe dhe angleze.
  • PJESËMARRJA Pjesëmarrja bëhet vetëm me ftesë. Individët që dëshirojnë të marrin pjesë, përfshirë ata që mund të jenë anashkaluar pa dashje, janë të mirëpritur të paraqesin  kërkesë për t’u anëtarësuar duke dërguar email në adresën elektronike [email protected] jo më vonë se 9 dhjetori vetëm me ftesë. Personat e interesuar mund të shprehin interes për pjesëmarrje duke dërguar email në [email protected].
  • TAKONI PJESËMARRËSIT Ne kemi krijuar një seksion të veçantë që përmban shënime të shkurtra biografike dhe foto të të gjithë pjesëmarrësve. Jeni kurioz të mësoni më shumë rreth individëve frymëzues që formojnë bisedën në ngjarjen tonë? Vizitoni seksionin PARTICIPANTS dhe eksploroni prejardhjen, ekspertizën dhe kontributet e tyre!
  • HASHTAG ALERT Hashtag-u zyrtar për ngjarjen tonë është #DefendingDemocracy. Përdoreni atë për t’u bashkëngjitur në bisedën, për të ndarë njohuritë tuaja dhe për t’u lidhur me të tjerët që janë të apasionuar pas demokracisë, të drejtave të njeriut dhe luftës kundër autoritarizmit. Le të dëgjohet zëri ynë!

09: 30 Regjistrimi

10:00 Hapja e Konferencës

  • Nathanael Liminsky, Ministër për Çështjet Federale, Evropiane, Ndërkombëtare dhe Mediat e Shtetit të Rhine-Westfalisë së Veriut dhe Kryeministër i shtetit (video)
  • S. Petra Drexler, Ambasadore e Republikës Federale të Gjermanisë
  • E. Vilma Dambrauskienė, Ambasadore shëtitëse, Lituani

10:20 Parathënie

  • Wolfgang Ressmann, President, Media Dialogue/Y4M, Gjermani
  • Xhabir Deralla, President, CIVIL, Maqedonia e Veriut

10:30 Paneli 1: Demokracia nën rrethim

Diskutim që eksploron sesi luftërat dhe konfliktet minojnë institucionet demokratike dhe të drejtat e njeriut, ngjallin frikë dhe përhapin dezinformimin dhe propagandën nacionaliste përmes mediave.

  • Christiane Eilders, Universiteti Heinrich Heine Dusseldorf, Gjermani
  • Sasho Ordanoski, gazetar, Maqedonia e Veriut
  • Wolfgang Ressmann, President, Media Dialogue/Y4M, Gjermani
  • Heather Roberson Gaston, eksperte për të drejtat e njeriut, SHBA

Moderator: Xhabir Deralla, CIVIL,  Maqedonia e Veriut

11:15 Pauzë për kafe

11:30 Paneli 2: Ngritja e nacionalizmit të ekstremit të djathtë

Ekzaminimi i rritjes së lëvizjeve të ekstremit të djathtë dhe ndikimi i tyre në demokraci dhe kohezionin social: çfarë mund të bëjnë media dhe shoqëria civile – vendosja e bazës për bashkëpunim të mëtejshëm mbi plan dhe strategji vepruese.

  • Roger Casale, Sekretar i përgjithshëm, New European People´s Forum, Itali
  • Kseniya Halubovich, Gazetare, Çmimi gjermano-francez për gazetari 2021, Bjellorusi (në mërgim me forcë)
  • Mika Beuster, Presidente e Unionit Gjerman të Gazetarëve, DJV, Gjermani
  • Aleksandar Spasov, profesor i Teorisë Juridike dhe Filozofi të së Drejtës, Maqedonia e Veriut
  • Admir Lisica, studiues rajonal i marrëdhënieve politike, Bosnje dhe Hercegovinë
  • Bojan Mariçiq, aktivist i shoqërisë civile, ekspert për anëtarësimin në BE, ligjin dhe politikën, ish-zëvendëskryeministër për çështje evropiane dhe ministër i drejtësisë, Maqedonia e Veriut

Moderator: Dr. Wolfgang Ressmann, President, Media Dialogue/Y4M, Gjermani

12:45 Ngjarje anësore: ekspozitë / rrjetëzime

13:45 Paneli 3: Kundërshtimi i autoritarizmit

Folësit diskutojnë strategji të ndryshme dhe praktika më të mira për t’i rezistuar tendencave autoritare dhe për të forcuar qeverisjen demokratike. Fokusi i veçantë i këtij paneli do të jetë në edukimin mediatik si një nga mënyrat për të luftuar operacionet malinje të ndikimit dhe tendencat antidemokratike në shoqëritë tona.

  • Gudrun Steinacker, Zëvendëspresidente e Shoqatës së Evropës Juglindore SOG, anëtare e bordit të Fondacionit EuroNatur, ish-ambasadore, Gjermani
  • Erwan Fouéré, bashkëpunëtor i lartë kërkimor, Qendra për Studime të Politikave Evropiane, Bruksel, Belgjikë
  • Kateryna Pavlova, eksperte për dezinformim dhe propagandë, Ukrainë / Gjermani
  • Konstantinas Andrijauskas, Profesor i Asociuar i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Universiteti Vilnius, Lituani
  • Srgjan Cvijiq, kryetar i Komitetit Këshillimor Ndërkombëtar të Qendrës së Beogradit për Politikë të Sigurisë, Serbi

Moderatore: Dr. Ana Çupeska, eksperte e drejtësisë dhe sistemet politike, Maqedonia e Veriut

15:00 pauzë për kafe

15:15 Paneli 4: Historia dhe e ardhmja e angazhimit  pa–kompromis ndaj demokracisë, të drejtave të njeriut dhe lirive të medias

Në këtë panel do të shqyrtohet e kaluara dhe e ardhmja e angazhimit të shoqërisë civile ndaj demokracisë, të drejtave të njeriut dhe lirive të medias. Folësit do të eksplorojnë veprime dhe strategji për të fuqizuar median dhe shoqërinë civile në luftimin e dezinformimit dhe promovimin e vlerave demokratike. Përveç kësaj, paneli do të prezantojë organizatat partnere dhe do të kremtojë 25 vjetorin e CIVIL – Qendrës për Liri, duke reflektuar mbi historinë, ndikimin dhe vizionin e saj për të ardhmen.

  • Edward P. Joseph, Ekspert i Menaxhimit të Konflikteve, Universiteti John Hopkins, SHBA
  • Petrit Saraçini, ekspert i medias, IMA, Maqedonia e Veriut
  • Olha Danyliuk, gazetare, Volyna Gazetta, Ukrainë
  • Astrit Istrefi, analist politik dhe i sigurisë, Kosovë
  • Doroteja Antiq, Asistente Programi në YIHR, Serbi
  • Xhabir Deralla, CIVIL, Maqedonia e Veriut
  • Moderatore: Heather Roberson Gaston, eksperte për të drejtat e njeriut, SHBA

16:30 Përfundime

 

 

 

 

 

 

Next Post
Në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, CIVIL-i kërkon drejtësi dhe veprim të vendosur

Në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, CIVIL-i kërkon drejtësi dhe veprim të vendosur

Konferenca ndërkombëtare për demokracinë dhe të drejtat e njeriut në Shkup: Fillim i një nisme globale

Konferenca ndërkombëtare për demokracinë dhe të drejtat e njeriut në Shkup: Fillim i një nisme globale

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom